Turqia ka lëshuar urdhër-arreste për “gjenocid të dyshuar” ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.
Sipas deklaratës së zyrës së prokurorisë së Stambollit, mes 37 personave të listuar ndodhen ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ministri i sigurisë kombëtare, Itamar Ben Gvir, dhe shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerallejtënant Eyal Zamir. Prokuroria nuk publikoi listën e plotë të të dyshuarve.
Turqia i akuzon këta zyrtarë për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, të cilat, sipas saj, Izraeli i ka “kryer në mënyrë sistematike” në Rripin e Gazës.
Në deklaratë përmendet gjithashtu “Spitali i miqësisë turko-palestineze”, i ndërtuar nga Turqia në Rripin e Gazës dhe i bombarduar nga Izraeli në mars.
Vitin e kaluar, Turqia iu bashkua padisë së ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e akuzuar atë për gjenocid.
Një armëpushim i brishtë është në fuqi në territorin e shkatërruar palestinez që prej 10 tetorit, si pjesë e planit të paqes rajonale të presidentit amerikan, Donald Trump.
Komente










Izraelit duhet ti tregohet vendi njëherë e mirë. E kotë të lëshosh urdhër arresti, duhet të hidhen në erë e gjithë lista siç kanë hedhur në erë mijëra familje palestineze. Izraeli ka qenë dhe mbetet sherri i botës.
PërgjigjuÇpune ka Turqia? Mbi ç'farë legjislacioni ata janë duke e bërë këta? Këta janë nastradine? Qenka demtuar spitali i Financiare nga keta turqit e sulltanit Erdogan! E kuptoni ku shkon budallalleku i tyre?
PërgjigjuAshtu sic Amerika leahon urdhetarreste kur I preket interesi ashtu ene turqia.clidhje ka a jan mysliman apo te krishter? E verteta esht se izraelitet e tepruan per te mos thene e dhjene me perdorimin e forces ne gaza