Turqia mbështetje për shëndetësinë
Ide për autostradën Kroaci-Mal i ZI- Shqipëri
Vendet e Europës kanë shfaqur interes për të bashkëpunuar me Shqipërinë, sidomos në fushën e infrastrukturës.
TIRANE- Vendet e Europës kanë shfaqur interes për të bashkëpunuar me Shqipërinë, sidomos në fushën e infrastrukturës. Kryesocialisti Edi Rama këtë ‘feedback’ e ka marrë nga takimet që ka zhvilluar në Nju Jork me një sërë personalitete të njohura të politkës. Gjatë takimit me Presidentin turk Abdullah Gyl, kryeministri Rama mori mbështetje për ndihmën që do të janë qeveria turke për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë, e cila edhe sipas PS është në kushte të vështira.
Përveç kësaj, kryeministri nënvizoi edhe njëherë partneritetin strategjik mes dy vendeve. Ndërkohë që kreu i shtetit turk, nga ana e tij e përgëzoi Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve dhe qeverinë e re. Presidenti Gyl dhe Kryeministri Rama biseduan edhe për nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë.
TAKIMETKryeministri Edi Rama, në kuadër të takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar edhe një takuim me homologun e tij malazez Milo Gjukanoviç. Aty u hodh ideja për ndërtimin e një autostrade nga Kroacia për në Mal të zi edhe më tej në Shqipërisë për të lidhur bregdetin e Adriatikut. Zyra e shtypit të Kryeministrisë pohon se “Takimi u përqendrua në bashkëpunimin rajonal, në mënyrë të veçantë në dy fusha: studimin e mundësisë për degëzimin e rrjetit të TAP drejt Kosovës dhe Malit të Zi, si edhe krijimit të një projekti të përbashkët për ndërtimin e një autostrade që do të kalonte nga Kroacia drejt Malit të Zi e Shqipërisë, për të lidhur bregdetin Adriatik me atë Jon”.
Në takimet e veçanta të zhvilluara me Presidentin e Kroacisë dhe Bullgarisë, të dyja vende anëtare të BE, bisedimet u përqendruan më shumë në udhëtimin evropian të Shqipërisë, ku qoftë Presidenti Josipoviç, edhe presidenti Plevneliev, e siguruan Kryeministrin Rama për mbështetjen e plotë që këto dy vende do t'i japin Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE në dhjetor. Biseda mes Kryeministrit Rama dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të PNUD, zonjës Helen Clark u përqendrua kryesisht në mundësitë e reja që marrja e statusit të vendit kandidat do të hapte për Shqipërinë, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Në këtë këndvështrim, Kryeministri Rama kërkoi mbështetjen e vazhdueshme të PNUD për vendin tonë, sidomos në ngritjen e kapaciteteve të administratës dhe burimeve njerëzore, për të qenë plotësisht të përgatitur në raport me sfidat dhe detyrimet e reja që Shqipëria pritet të ketë shumë shpejt ndaj Bashkimit Evropian.
Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.3%
-
Jo
62.6%
-
Deri diku
4%
Vota total: 372
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim
28 Nëntor, 12:34
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane
28 Nëntor, 12:25
-
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë
28 Nëntor, 12:20
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit
28 Nëntor, 12:16
-
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet
28 Nëntor, 12:15
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë
28 Nëntor, 12:10
-
112-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Gëzuar festën e festave! 'Pashiqi i Tiranës' komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës
28 Nëntor, 12:03
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri
28 Nëntor, 11:59
-
Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa
28 Nëntor, 11:55
-
Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:54