Turqia merr vendimin dhe i jep një tjetër goditje të rëndë ushtrisë ruse

Turqia merr vendimin dhe i jep një tjetër goditje të rëndë ushtrisë ruse

1646095071_anije11.jpg

Autoritetet turke kanë mbyllur ngushticën e Bosforit dhe të Dardaneleve për të gjitha anijet ushtarake. Vendimi i Turqisë bazohet në Konventën e Montreux të vitit 1936, sipas së cilët ajo Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.

Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi, përfshirë këtu dhe Rusinë, në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse ajo vetë kërcënohet. Të paktën katër anije ruse po prisnin vendimin e Turqisë për të kaluar nga Deti Mesdhe.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu foli sot mbi vendimin, duke thënë: “Ne zbatuam atë që thotë Montreux dhe do ta bëjmë tani e tutje”.

Ky vendim i jep një goditje të rëndë Rusisë në luftën që ajo po zhvillon në Ukrainë. Bëhet me dije se


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024