Sërish tensione në Lindjen e Mesme, Erdogan e pranon: Inteligjenca turke vrau udhëheqësin e ISIS-it! Do luftojmë terriorizmin
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan
Në lindjen e mesme kanë vijuar sërish tensionet mes Turqisë dhe Sirisë, pasi në një deklaratë ekskluzive presidenti Erdogan pranoi për hërë të parë se forcat Turke kanë vrarë liderin e ISIS, Abu al Kurejshi gjatë një operacioni në Siri.
Presidenti Turk tha se inteligjenca kombëtare e ka ndjekur për një kohë të gjatë të ashtuquajturin lider të ISIS dhe e ka ekzekutuar.
Më tej ai tha se Turqia do të vazhdojë luftën e saj me organizatat terroriste.Që nga viti 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që e shpalli DAESH/ISIS organizatë terroriste.
Vendi që atëherë është sulmuar disa herë nga grupi terrorist, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terror brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.
Në një intervistë, presidenti i Turqisë deklaroi gjithashtu se racizmi, islamofobia dhe diskriminimi po përhapen në Perëndim si qelizat e kancerit, duke shtuar se vendet perëndimore ende nuk kanë demonstruar përpjekje për përballimin e këtij kërcënimi.
Gjuha e urrejtjes dhe sulmet që synojnë myslimanët dhe xhamitë jashtë vendit po rriten gjithashtu, theksoi ai, transmeton Anadolu Agency.Muajt e fundit janë parë disa akte të djegies së Kuranit, ose përpjekje për ta bërë këtë, nga figura apo grupe islamofobike në Evropën veriore dhe në vendet nordike.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
59.9%
-
Jo
32.9%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2129
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Turqi, të shtëna me armë jashtë gjykatës së Izmirit! Një i vdekur dhe tre të plagosur
25 Shtator, 16:24
-
Në 6-muaj, të huajt investuan në vend 686 mln euro! Industria nxjerrëse fiton terren, shkak Shpiragu! Holanda, Italia dhe Turqia kryesojnë për investimet
25 Shtator, 14:52
-
Erdogan do të takohet nesër me Presidentin e Azerbajxhanit
24 Shtator, 19:09
-
Ngarkesat me grurë ukrainas mbërrijnë në Turqi
24 Shtator, 16:28
-
Kina dhe Siria forcojnë bashkëpunimin e tyre, Xi: Do të ndihmojmë në rindërtimin e qyteteve
22 Shtator, 19:46
-
Erdogan ankohet për ngjyrat e Asamblesë në OKB! Presidenti turk: LGBT ka të drejta, por edhe ne që jemi kundër tyre
22 Shtator, 12:29
-
Erdogan për Putin: Nuk pajtohem me qasjen negative të liderëve botërorë
22 Shtator, 11:02
-
Erdogan: Nuk jam dakord me qasjen negative që liderët e tjerë tregojnë ndaj Putinit
21 Shtator, 20:53
-
Pritet vetëm zyrtarizimi, Vincenzo Montella trajneri i kombëtares së njohur
20 Shtator, 15:32
-
VIDEO/ Rekrutuan luftëtarë për në Siri, mbyllen hetimet e dërgohen në gjykatë 23 të pandehur! Mes tyre gra të kampeve xhihadiste
20 Shtator, 14:05
-
Erdogan: Turqia mbështet Azerbajxhanin në ‘ruajtjen e integritetit territorial’
19 Shtator, 20:20
-
Erdogan: Lufta do të vazhdojë për një kohë të gjatë
19 Shtator, 15:46