Turqia e eliminatoreve të Europianit nuk po di të ndalet. Skuadra e drejtuar nga Gunesh i ka surprizuar të gjithë të shtunën në mbrëmje teksa në stadiumin e Konya-s ka mposhtur 2-0 skuadrën kampione bote të Francës. Pas gjysmë ore lojë një asist i Demiral i mjaftoi Ayhan për të mposhtur më kokë Hugo Loris, duke çuar peshë zemrat e afro 40 mijë të pranishmëve. Teksa pritej reagimi i Francës e kundërta ndodh në kuadrin e 10 minutave, pasi turqit dyfishojnë me talentin e Romës Cengiz Ynder.
Në pjesën e dytë pavarësisht përpjekjeve të Francës nak pati ndryshime në rezultat dhe si pasojë turqit u ngjitën në krye të Grupit H me pikë të plota pas 3 ndeshjesh. Kjo fitore e Turqisë gjithsesi nuk është një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi momentalisht kuqezinjtë duhet të luftojnë me Francën për vendin e dytë. Ndërkohë takimi tjetër i Grupit H mes Moldavisë dhe Andorës është mbyllur 1-0 në favor të vendasve.