
Turqia nuk ka plane të vendosë sanksione kundër Rusisë me shpresën se do të "mbajë të hapur" kanalin e dialogut me Moskën.
Kështu ka thënë zëdhënësi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. "Ne kemi nevojë për një aktor që mund të flasë me Rusinë' - nënvizoi Ibrahim Kalin - 'Kush flet me Rusinë nëse të gjithë prishin urat? Ne nuk po planifikojmë një paketë sanksionesh për ta mbajtur të hapur këtë kanal'.
Lajmi kryesor:
Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank











