TURQI - Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka paralajmëruar Greqinë që të mos marrë hapa të njëanshëm në lidhje me mosmarrëveshjen mbi burimet natyrore në Egje, duke thënë se hapa të tillë do të shkaktonin që Turqia të marrë masa kundër.

"Hapat e njëanshëm duhet të shmanget gjatë periudhave të tilla kritike, sepse aktualisht ka një atmosferë pozitive mes Turqisë dhe Greqisë", tha Davutollu.

Duke rikujtuar raportimet e fundit të lajmeve se Athina kishte planifikuar të fillojë gërmime në zonat e diskutueshme në detit Egje, për të kërkuar burimet natyrore, ministri i Jashtëm turk tha se çështja është duke u ndjekur nga afër.

"Rrugët e negociatave me Greqinë janë të pranishme", tha Davutoglu, duke shtuar se çështje të tilla janë duke u diskutuar gjatë takimeve mes tij dhe homologut grek, Dimitris Droutsas.

Ministri i Jashtëm turk gjithashtu vuri në dukje se takimi i ardhshëm i Këshillit të Nivelit të Lartë të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve ka mundësi të mbahet në muajin mars.

Më shumë se 50 raunde bisedimesh janë mbajtur që nga viti 2002, midis Turqisë dhe Greqisë, për gjetujen e një mënyre për të zgjidhur problemet që rrjedhin nga mungesa e një kufiri ndërmjet Greqisë dhe Turqisë në detin Egje.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)