Tensionet në veri, Kurti: Situata drejt normalizimit, presioni të bëhet ndaj Beogradit jo Prishtinës! Turqia planifikon dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Tensionet në veri, Kurti: Situata drejt normalizimit, presioni të bëhet ndaj Beogradit jo Prishtinës! Turqia planifikon dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Foto ilustruese

Situata në veri të Kosovës duket më e qetë. Kryeministri Albin Kurti thotë se situata është drejt normalizimit dhe thotë se mund të bëhej edhe më shpejt “po të mos ishin pengesat e Beogradit”. Sipas tij, për qetësim të tensioneve nuk duhet të ketë tensione ndaj Prishtinës por Beogradit.

Ndërkohë Turqia planifikon të dërgojë forca ushtarake në Kosovë të dielën dhe të hënën në përgjigje të një kërkese të NATO-s për t'u bashkuar forcave paqeruajtëse të aleancës KFOR pas trazirave në veri të vendit tha ministria turke e mbrojtjes.

Në një deklaratë të bërë publike sot, ministria bëri thirrje për përmbajtje dhe dialog konstruktiv për të zgjidhur një krizë që tha se mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

"Njësia jonë e caktuar (një batalion komando) është planifikuar të dislokohet në ... Kosovë më 4-5 qershor," tha ministria, raporton Reuters

Parlamenti Europian ka kërkuar hetim të plotë dhe ndjekje penale për ata që sulmuan ushtarët e KFOR më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”, dhe u sulmuan nga disa protestues të dhunshëm, që qeveria e Kosovës thotë se ishin “banda kriminale serbe”.

Nga kjo përleshje që ndodhi, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
Chollet inkurajon Vuçiçin të ndihmojë në zbutje të krizës në veri të Kosovës

1683907282_vui.jpg

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i ka bërë thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiç, që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Chollet ka thënë se në bisedën që e ka zhvilluar me Vuçiqin, më 2 qershor, i ka kërkuar atij që të kthehet drejt rrugës së normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ora 17:11
Kurti: S'mund të ketë kryetarë të rinj pa zgjedhje të reja! Nuk duhet presion ndaj Prishtinës për normalizim të situatës, por ndaj Beogradit 

1685695990_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se nuk mund të ketë kryetarë të rinj në katër komunat në veri - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq - pa zgjedhje të reja.

“Unë e kuptoj që zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës kanë pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet, e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, gjithçka është duke shkuar drejt normalizimit dhe se kjo do të mund të bëhej edhe më shpejt “po të mos ishin pengesat e Beogradit”.

“Për t’u bërë normalizimi, adresa ku duhet të bëhet trysnia nuk është Prishtina, që është kryeqyteti i shtetit më demokratik, e me policinë më profesionale në Ballkanin Perëndimor, por është Beogradi, i cili duke mos u distancuar nga krimet e [ish liderit serb, Sllobodan] Millosheviqit”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Ora 13:25
Policia e Kosovës: Situata në veri është e qetë 

1685603490_kosovopolice1.jpg

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë të shtunën për Radion Evropa e Lirë se situata në veri të vendit është e qetë.

Ai ka thënë se monitorimi i situatës dhe angazhimet policore të koordinuara me institucioneve relevante të sigurisë po vazhdojnë në atë pjesë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, po vazhdojnë angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në komunat veriore”, ka deklaruar mes tjerash Kelani.

S.G/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis