Turqia premton mbështetje për
sistemin e drejtësisë së Kosovës

Turqia premton mbështetje për<br />sistemin e drejtësisë së Kosovës
PRISHTINE - Përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë së Turqisë thonë se vendi i tyre mbështet vazhdimisht Kosovën, ndërsa i kushton rëndësi të veçantë shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj.

Ata premtuan vazhdim të mbështetjes për sistemin e drejtësisë së Kosovës dhe për ngritjen e kapaciteteve njerëzore për këtë sistem, ndërsa shprehen gatishmërinë për të mbështetur avancimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës në Akademi të Drejtësisë.

Kjo u tha gjatë një takimi që patën me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Kosova ka marrë nga Turqia si në fushën politike, ashtu edhe në atë të drejtësisë.

Kuçi po ashtu ka vlerësuar mbështetjen e Akademisë së Drejtësisë së Turqisë në trajnimin e gjyqtareve dhe prokuroreve të Kosovës.

Ministri Kuçi ka njoftuar delegacionin turk për punë që ka bërë Ministria e Drejtësisë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ai tha se është ndërtuar infrastruktura ligjore moderne për sistemin e drejtësisë, është ndërtuar një strukturë e re e organizimit të gjyqësorit dhe prokurorisë dhe procesi i riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është në fazën finale.

Kuçi tha se është ndërtuar arkitektura e drejtësisë dhe disa standarde moderne, por tani sipas tij ka nevojë në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, siç janë gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe të atyre që janë jashtë sistemit gjyqësor por që pretendojnë për tu bërë pjesë e këtij sistemi, siç janë juristët, avokatët etj.

Ministri Kuçi foli edhe për projektin e avancimit të Institutit Gjyqësor të Kosovës në Akademi të Drejtësisë.

Ai tha se me anë të këtij projekti kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të Institutit Gjyqësorë të Kosovës, duke shtuar se për këtë projekt bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë së Turqisë është i mirëseardhur./Kosovapress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike