Turqia: Qasja e Ramës ndaj Gylenistëve na bëri të lumtur, në ditët në vijim rezultatet

Turqia: Qasja e Ramës ndaj Gylenistëve na bëri të lumtur, në ditët në vijim rezultatet

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, shprehu bindjen se procesi në luftën kundër organizatës terroriste FETO, qoftë në Shqipëri e qoftë në vendet tjera, do të rezultojë me sukses në favor të Turqisë.

Soylu dje qëndroi në Shqipëri për një vizitë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij, Sandër Lleshaj. 

Soylu tha se gjatë takimeve kanë pasur mundësinë e vlerësimit reciprok të shumë çështjeve duke përfshirë edhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e sigurisë.

"Miqësia të cilën Edi Rama ka krijuar me presidentin tonë Recep Tayyip Erdoğan, si dhe bashkëpunimi të cilin e zhvillojnë shkakton arritjen e një momentumi shumë të rëndësishëm qoftë në aspektin e shtetit qoftë në nivel të popujve", u shpreh Soylu.

"U vlerësua edhe çështja e hedhjes së hapave të përbashkëta në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë edhe FETO-n", tha Soylu duke treguar se në mbledhje janë marrë vendime serioze.

Ai rikujtoi se është takuar edhe me homologun e tij shqiptar, Lleshaj, duke treguar se kanë folur shumë çështje përfshirë trajnimin e njësive të sigurisë dhe si do të planifikohen hapat e ardhshme.

Në takimet në Shqipëri, si çështje kryesore është diskutuar për organizatën terroriste FETO.

"Qasja e zotëri kryeministrit, por edhe e ministrit të brendshëm, për këtë çështje (FETO) me të vërtetë na bëri të lumtur neve si shtet, edhe mua personalisht. Besoj se procesi në luftën kundër organizatës terroriste, qoftë në Shqipëri e qoftë në vendet tjera, do të rezultojë me sukses në favor të Turqisë. Vendosmëria jonë në këtë luftë qoftë brenda vendit e qoftë jashtë vendit do të vazhdojë ashtu siç ka qenë. U paraqit një qëndrim shumë konstruktiv. Shpresojmë që në ditët në vijim të gjithë së bashku do të shohim rezultatet e këtij qëndrimi konstruktukv", theksoi Soylu.

Soylu gjithashtu theksoi se Turqia në Shqipëri hedh hapa të rëndësishme.

"Veçanërisht ato që bëhen nëpërmjet TIKA-s, ndoshta janë ndër trashëgimet më të bukura që mund t'i lihen të ardhmes", tha ai./Anadolu Agency

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur