Avionët turk kanë rrëzuar një avion të paidentifikuar i cili ka shkelur hapësirën ajrore turke, pranë kufirit me Sirinë. Sipas mediave turke bëhet fjalë për një avion pa pilot, apo siç njihet ndryshe si dron jo ushtarak e megjithatë Ankaraja ka drejtuar gishtin nga Rusia.


Në zonën ku u rrëzua avioni lëvizin zakonisht avionë pa pilotë të regjimit sirian, por hapësira përdoret edhe nga avionët rusë apo ata të koalicionit kundër ISIS. Ushtria turke në një njoftim zyrtar tha se avioni i panjohur ishte paralajmëruar tre herë përpara se mbi të qëllohej për shkelje të hapësirës ajrore të vendit. 


Më herët gjatë këtij muaji Turqia akuzoi në dy raste avionët rusë për shkelje të hapësirës së saj ajrore, incidente këto që u dënuan ashpër edhe nga NATO.





Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)