Bisedimet diplomatike midis Turqisë dhe Greqisë, po dëmtohen sërish nga sjellja e papërgjegjshme e Turqisë, raportojnë mediat greke.
Vendimi i Turqisë për të zhvilluar një stërvitje të quajtur “Atdheu i Kaltër” nga 25 shkurti deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe. 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca amfibi do të nisen për në Egje dhe Mesdhe. Në mediat greke bëhet me dije se ka nisur eksplorimi në Çesme, një zonë në afërsi të Izmirit dhe në brigjet e Egjeut.
Palët u ulën për bisedime në 25 Janar për përecaktimin e vijës detare dhe të drejtat në kufijtë detarë, bisedime të mbajtura pas disa vitesh shkëputjeje.
Një nga katër aeroplanët luftarakë grekë që iu afrua anijes turke “TCG Cesme” në perëndim të ishullit Menos hodhi një fishek të rremë nga 2 milje detare largësi, sipas burimeve të sigurisë. Anija turke ishte e angazhuar në aktivitete vëzhguese gjatë incidentit dhe pritet ta vazhdojë kërkimin në rajon deri më 2 mars, sipas orarit vjetor të aktivitetit detar, shkruan Anadolu Agency.
Burimet nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Turqi thanë se anija u është kundërpërgjigjur aeroplanëve që ishin duke fluturuar në lartësi prej 1.000 metrave.
Sistemi për plumba të rremë është i instaluar në shumicën e aeroplanëve luftarakë dhe përdoret për t’i mashtruar raketat që lëvizin sipas nxehtësisë.