Kampionati turk i futbollit është furnizuesi më i madh i futbollistëve në kombëtaren shqiptare. Dy transferimet e fundit të Kristjan Asllanit te Besiktasi dhe Rey Manajt te Sivaspori kanë parakaluar Italinë, që për vite me radhë ka qenë qendra e legjionarëve kuqezinj.
Përkatësisht në Turqi, duke konsideruar Superligën dhe Ligën e Parë, aktivizohen 7 futbollistë si Asllani, Laçi, Ajeti, Manaj, Tuci, Seferi dhe Ernest Muçi. Në Ligën e Parë turke aktivizohen shumë lojtarë nga Shqipëria si Roshi, Rroca, Jurgen Bardhi apo Dean Liço.
Megjithatë, Serie A vazhdon të ketë një rol kryesor për formacionin e Sylvinhos, pasi aty janë 6 lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Gjimshiti, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli dhe Alen Sherri.
Pas dy kampionateve të mësipërm renditet ai rus me 2 futbollistë si Klisman Çake tek Akhmat Grozny dhe Mirlind Daku me Rubin Kazanin. Në Kroaci bëjnë pjesë 2 lojtarë, Arbër Hoxha dhe Adrion Pajaziti. Kategoria Superiore në Shqipëri përfaqësohet me 2 futbollistët, Mario Dajsinani dhe mbrojtësi i Dinamos, Naser Aliji. Pjesa tjetër e futbollistëve të Kombëtares janë të shpërndarë në kampionate të ndryshme të Europës.
Shpërndarja e legjionarëve:
Turqi -7 futbollistë
Itali - 6
Rusi - 2
Kroaci - 2
Shqipëri - 2
Lojtarët në Turqi:
Kristian Asllani - Besiktas
Qazim Laçi - Rizespor
Rey Manaj - Sivaspor
Ernest Muçi - Trabzonspor
Indrit Tuci - Kayserispor
Arlind Ajeti - Bodrumspor
Taulant Aeferi - Bodrumspor
Komente












Cilesi e ulet mall Turk ! Me pak fjale nuk duhet te thirren fare ne boteror po u kalua grupi ! Sic themi neve nga Korca me nje kernacke dhe Kos hahet fasulja
Përgjigju