Turqia tërheq anijen kërkimore nga Mesdheu Lindor përpara samitit të BE

Turqia tërheq anijen kërkimore nga Mesdheu Lindor përpara samitit të BE

Pas tensioneve të cilat filluan muaj më parë Turqia  e tërheq mbrapsht anijen e saj Kërkimore Oruç Reis, nga Mesdheun Lindor.

Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore deklaroi ditën e sotme se Oruç Reis kishte "përfunduar kërkimin sizmik dy-dimensional" që po kryente pranë Demre, një qytet në bregdetin jugor turk. Anija filloi misionin kërkimor në 10 gusht dhe tani është kthyer në portin e Antalias. Vendimi erdhi në më pak se dy javë para se udhëheqësit evropianë të takohen për një samit të Këshillit të BE në 11 dhjetor.

Oruç Reis, ka qenë në qendër të mosmarrëveshjeve  me Greqinë rreth të drejtave të shpimit në Mesdheun lindor.

Ekziston shqetësim në rritje i BE-së në lidhje me mosmarrëveshjet  e Greqisë me Turqinë për çështje  të ndryshme përfshirë emigrantët nga Siria dhe Afganistani, lufta civile në Libi dhe të drejtat e fushatave kërkimore në Mesdheun Lindor.

Toni i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ndaj BE është bërë gjithnjë e më  agresiv.  Disa shtete anëtare, përfshirë Greqinë, Francën dhe Austrinë, po bëjnë presion për sanksione përfshirë një embargo armësh, megjithëse këto kundërshtohen nga Gjermania, Italia dhe Spanja.

Megjithatë toni kundrejt BE është zbutur ndjeshëm ditët e fundit, në një takim të AK Partisë së tij qeverisëse në 21 nëntor presidenti u shpreh "Ne e shohim veten në Evropë, jo në një vend tjetër. Ne parashikojmë të ndërtojmë të ardhmen tonë me BE."

Turqia filloi bisedimet e anëtarësimit në 2005, gati dy dekada pasi kërkoi zyrtarisht për anëtarësim në 1987. Por kapituj të shumtë në negociata janë ngrirë që nga një mosmarrëveshje mbi ishullin e ndarë të Qipros dhe vitet e fundit progresi ka qenë pothuajse jo-ekzistent.

Disa politikanë evropianë, besojnë se bisedimet e anëtarësimit duhet të pezullohen ose anulohen zyrtarisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë