Turqia tronditet nga dy sulme me
bomba, 6 të vdekur e 180 të plagosu

Turqia tronditet nga dy sulme me<br />bomba, 6 të vdekur e 180 të plagosu
Turqia është tronditur mëngjesin e sotëm nga një sulm me bombë që ka ndodhur në stacionit policor në Van.

Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur tre persona dhe janë plagosur 40 të tjerë. Por ky nuk ka qenë sulmi i vetëm, pasi vetëm disa ditë më vonë një tjetër sulm me bombë ka ndodhur në stacionin policor në qytezën e Elazigut, ku kanë mbetur tre të vdekur dhe janë plagosur 140 të tjerë.

Për të dy sulmet autoritet kanë fajësuar Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, por ende nuk ka asnjë deklaratë nga përfaqësues të partisë. 
Mehmet Perlak, zëvndës guvernatori i qytetit Van është shprehur para gazetarëve të qytetit se një “militant” që e kishte parkuar makinën përballë objektit të policisë është arrestuar dhe po merret në pyetje.


Redaksia Online
Xh.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë