Turqisë i soset durimi me Sirinë, 4
avionë bombardojnë bazën e ISIS
Avionët luftarakë turq kanë kryer për herë të parë sulm mbi bazat e ISIS në Siri. Të paktën 4 avionë kanë bombarduar objektivë të ndryshëm, në shenjë hakmarrje ndaj sulmit të muxhahedinëve të enjten ndaj një baze ushtarake turke.
Avionët luftarakë turq kanë kryer për herë të parë sulm mbi bazat e ISIS në Siri. Të paktën 4 avionë kanë bombarduar objektivë të ndryshëm, në shenjë hakmarrje ndaj sulmit të muxhahedinëve të enjten ndaj një baze ushtarake turke.
Disa orë përpara sulmit qeveria turke kishte paralajmëruar se gëzonte të gjithë të drejtat, për të marrë masat e nevojshme për sigurinë e vendit.
Deklarata ka ardhur pas sulmit islamik ne Kilis, aktit terrorist ndaj të rinjve në Suruç, si dhe një sërë sulmesh nga guerrilasit kurd.
Përveç sulmeve ajrore forcat e sigurisë kanë kryëer operacione të njëpasnjëshme duke arrestuar 251 persona në 13
provinca, të dyshuar si xhihadist, mbështetës të Isis dhe militant kurd.
Ndërkohë meduat turke bëjnë me dije se janë të paktën 35 militantë të Isis të vravrë nga sulmet ajrore mbi Siri.
Militantët e Shtetit Islamik kanë hapur zjarr të enjten mbi një bazë ushtarakë në Kilis, jo larg nga kufiri. Reagimi i njësive turke me armë zjarri të rënda dhe fluturimeve të luftarakëve të F16 ka qenë i menjëhershëm. Një shkëmbim zjarri që zgjati disa orë kushtoi jetën e një luftëtari dhe një rreshter.
Kjo është një situatë e cila mund të hapë skenare të reja në rajon pasi është hera e parë që Muxhahidët e kalifit janë të përfshirë në një betejë,megjithëse të reduktuar me forcat e Ankarasë. Për javë të tëra, ushtria turke është përqendruar me mijëra trupa dhe pajisje luftarake pajisjeve në përgatitje për një ofensivë të mundshme në veri të Sirisë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 13818
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot finalja e Superkupës së Spanjës dhuron një 'El Clasico', formacionet zyrtare të Real Madrid - Barcelona! Flick ka gati Olmon
12 Janar, 19:16
-
Moti i keq/ Pas kamionëve ndalohet edhe kalimi i autobusëve në Kapshticë! Lejohet vetëm kalimi i makinave me goma dimërore drejt Greqisë
12 Janar, 19:15
-
Ministria e Mbrojtjes liston rrugët e bllokuara në veri të vendit si pasojë e reshjeve të borës, ja si pritet të jetë moti nesër
12 Janar, 19:05
-
VIDEO/ 120 minuta lojë, dy gola dhe karton i kuq! Manchester United eliminon Arsenalin nga FA Cup pas penalltive
12 Janar, 19:01
-
Lezhë/ Pa energji për shkak të motit të keq, propozohet që nesër të mos zhvillohet mësimi në shkollat e Bashkisë së Kurbinit
12 Janar, 18:49
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar, 18:47
-
VIDEO/ 14 fitore radhazi, Atl. Madrid mposht 1-0 Osasunën dhe merr kreun e La Ligas
12 Janar, 18:29
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i keq në Krujë/ Pisha bie sipër 2 automjeteve në Krastë, pa të lënduar! Rritet niveli i prurjeve në lumin Ishëm
12 Janar, 18:18
-
OSSH për motin e keq: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 43 fidra të dëmtuar, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore
12 Janar, 18:15
-
Bora sjell probleme në Qarkun e Elbasanit, bllokohet aksi “Prrenjas-Pogradec”! Dhjetëra fshatra pa energji elektrike
12 Janar, 18:09
-
Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë, thonë zyrtarët
12 Janar, 17:55