'Turqit do na pushtojnë ishujt'/ Deklarata që alarmoi ushtrinë greke, thellohen tensionet me Ankaranë

'Turqit do na pushtojnë ishujt'/ Deklarata që alarmoi ushtrinë greke, thellohen tensionet me Ankaranë

Marina turke

"Nëse turqit do ta çojnë ndërmend të futen në ndonjërin prej ishujve shkëmborë që na përkasin ne, atëherë do t'i sheshojmë ata". Kjo ka qenë deklarata e shefit të Shtabit të Ushtrisë së Greqisë, Evangelos Apostolakis, që ka surprizuar edhe më ekstremistët në Greqi. Kjo, sepse një deklaratë e tillë shkonte përtej doktrinës ushtarake të Greqisë, raportojnë mediat greke.

Por, duke iu referuar një shkrimi të sotëm të Zougla, duket se Apostolakis e ka bërë këtë deklaratë pasi kishte informacione se forca speciale të Turqisë do të zbarkonin në disa ishuj shkëmbor të kontestuara mes dy vendeve duke risjellë në vëmendje krizën e vitit 1996.

"Apostolakis mundet të jetë vënë në dijeni për një zbarkim të turqve në ishujt shkëmbor, prandaj edhe e ka bërë një deklaratë të tillë", shkruan Zougla. Deklarata e tij shkaktoi mjaft tension në rajon, ku përgjigja turke ishte e qartë: "Provojeni dhe pasojat do të jenë shumë të rënda"./Express/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet