TIRANE - Rastet e personave që përndjekin vajza e cënojnë jetën e tyre duhet të trajtohen në spitalin psikiatrik për të kuruar çrregullimin që ata kanë brenda vetes. Në një intervistë për Report TV, sociologu Gëzim Tushi thotë se veç izolimit në spital të kategorisë së këtyre personave që njihen si "stalker" (përndjekësit), duhet të ketë edhe një ndëshkim penal të tyre.
"Për manjakët seksualë ka dy rrugë: Ose dënimi penal për shkak të cënimit të identitetit dhe sovranitetit qytetar të një femre të caktuar apo çdo njeriu të caktuar ose së dyti pastaj është spitali psikiatrik për t'i çuar dhe për t'i kuruar për të shëruar demencën që kanë" - shprehet Tushi.
Vetëm pak ditë më parë në Tiranë policia vuri në pranga një djalë që përndiqte një infermiere me këmbënguljen për të pasur një lidhje me të, edhe pse kjo e fundit refuzonte. Për sociologun Tushi, rrezikshmëria e tyre lind për shkak të problemeve me personalitetin që ata kanë.
"Ka një tendencë të shtimit të këtyre njerëzve që kanë humbur si të thuash ekuilibrat brenda vetes, por së pari duhen frenuar maniakët e seksit të cilët janë shtuar së tepërmi. Qarkullojnë rrugëve, janë nëpër autobusë, nëpër ambiente publike, tentojnë të hyjnë në shtëpitë e femrave pa asnjë njohje", - thotë Tushi.
Këshilla e sociologut për meshkujt:
"Ky fenomen që ju keni evidentuar në këtë rast ka filluar të bëhet më i shpeshtë dhe kjo do të thotë që ne kemi nevojë që në shoqërinë tonë të vazhdojmë punën për edukim jo vetëm për edukimin seksual por për edukimin sentimental po për edukimin sentimental të meshkujve tanë" Sociologu Gëzim Tushi shpjegon se "stalker" janë persona që i shohin vajzat si objekt për përmbushjen e kënaqësive të tyre të gatshme për t’iu dorëzuar dëshirave të tyre.
Gjatë vitit që lamë pas, policia ka evidentuar më tepër se 15- 20 raste të përndjekjes të denoncuara në komisariatet e Tiranës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55%
-
Jo
42.9%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 13987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot
4 Tetor, 07:06
-
Qëndroni larg problemeve që vijnë nga bota e punës...çfarë kanë parashikuar yjet për sot
4 Tetor, 07:00
-
Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën
3 Tetor, 23:16
-
Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë
3 Tetor, 22:56
-
Spahiu: Denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese
3 Tetor, 22:39
-
Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit! Mediat: Netanyahu po përgatit përgjigjen e ashpër ndaj Iranit, do zbatohet brenda pak ditësh
3 Tetor, 22:37
-
Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, Baçi në ‘Frontline’: Do bëjmë edhe më keq! Dënimi i Salianjit vendim politik
3 Tetor, 22:32
-
'Nuk dua luftë', presidenti Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë
3 Tetor, 22:20
-
Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor
3 Tetor, 22:05
-
Spahiu: Protestat radikale e forcojnë PD brenda llojit, por e largojnë nga votat qytetare
3 Tetor, 21:52
-
Spahiu: As Pjetër Arbnori që vuajti 30 vjet në burgje, nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991
3 Tetor, 21:48
-
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet për sot lundrimi i trageteve Durrës-Bari, rinis ditën e nesërme!
3 Tetor, 21:46