Tusk e Mogherini në krye të BE
Thaçi: Shtylla mbështetëse për ne

Tusk e Mogherini në krye të BE<br />Thaçi: Shtylla mbështetëse për ne
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Donald Tusk për përzgjedhjen në krye të Këshillit të Evropës, si dhe Federica Mogherini për shefe të diplomacisë së BE.

“Me Tusk së fundi kam pasur kënaqësinë të bisedoj gjatë Samitit të Dubrovnikut, ndërsa Mogherinin e takova në zyrat e mija para ca javëve. Lidershipi i ri evropian ka njohje të mirë të situatës në Ballkan dhe do të arrijmë që së bashku të avancojmë agjendën e dialogut dhe integrimit”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shprehur bindjen se Tusk dhe Mogherini do të jenë “shtylla mbështetëse” të procesit integrues të Kosovës.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje