Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk ka kërkuar dialog politik për përmbushjen e reformave në Shqipëri.

Ai e ka cilësuar vendin tonë si partner të besueshëm të Bashkimit Europian.

Tusk ka pritur në Bruksel presidentin e vendit Bujar Nishani.  

Në qendër të bisedës ka qenë përmbyllja e reformave të cilat do t’i hapin rrugë çeljes së negociatave për anëtarësim.

Tusk kërkoi nga palët politike të gjejnë bashkëpunimin për realizimin e këtyre reformave.

Bashkimi Europian mbështet zhvillimin e Shqipërisë. Reformat duhet të zbatohen. Ne po monitorojmë situatën. Shqipëria ka ndërmarë reforma, por duhen zbatuar. Duhet dialog mes partive politike. Vetëm kështu arrihen ambiciet e uropiane. Reforma në Drejtësi, lufta kundër korrupsionit e krimit janë shumë të rëndësishme për vendin. Shqipëria mbetet partner i besueshëm i BE”,-  ka thënë ai.

Ndërkohë nga ana e tij kreu i shtetit Nishani theksoi se, Shqipëroi po i përmbush kriteret e vendosura nga institucionet evropiane.

Po përpiqemi të përmbushim betejat e BE-së dhe të plotësojmë kriteret për anëtarësim. Falë kësaj ndihme që na ka ofruar BE dhe Këshilli i Europës Shqipëria është duke ecur në rrugën e saj drejt integrimit të BE dhe me plotësimin e kërkesave” tha ai.

Një tjetër çështje që u diskutua me tyre ka qenë dhe kriza e emigrantëve. Nishani deklaroi se Shqipëria është e angazhuar me të gjitha institucionet për të dhënë kontributin në zgjidhjen e kësaj krize.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)