Bashkimi Evropian është i shqetësuar për mënyrën se si Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, e trajton sundimin e ligjit në Turqi dhe me lëvizjet e tij në Siri dhe në Lindje të Mesdheut, tha sot Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
"Takimi ynë i sotëm ka treguar se ndërsa marrëdhëniet tona po kalojnë kohë të vështira, në fushat në të cilat bashkëpunojmë, ne jemi duke punuar së bashku," u tha Tusk gazetarëve pas samitit BE-Turqi, që u mbajt në Varna të Bullgarisë.
Kurse presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se do të ishte një gabim i madh nëse lihet Turqia jashtë procesit të zgjerimit të BE-së.
Në Samitin BE-Turqi, Erdogan tha se shpreson që kohët e vështira të Turqisë dhe BE-së të janë lënë në të kaluarën.
Komento