Tuzi, Lukšić: Së shpejti statusi për
komunën shqiptare, po dialogojmë

Dhënia e një statusi të veçantë për Tuzin, në Mal të Zi është drejt fundit. Numri dy i qeverisë së Malit të Zi, njëherësh dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe për Çështjet Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukšić ka thënë se bisedimet vazhdojnë dhe Tuzit do t’i jepet një status i veçantë.

Në një konferencë për shtyp me shefin e diplmacisë shqiptare, Lukšić tha se shqiptarët në Malin e zi jo vetëm shikohen me përparësi për qeverishe por të përfshihen dhe në fusha të tjera.

“Qeveria e Malit të Zi është shumë e angazhuar për sa i përket përpjekjeve për të integruar të gjitha pakicat në Malin e zi. Kjo është akoma dhe më e vërtetë kur bëhet fjalë për pakicën shqiptare, integrimin e të cilës qeveria malazeze e konsideron si përparësi. Kur flas për përparësi nuk nënkuptoj thjesht përfshirjen në koalicion të kësaj pakice, ose për përfshirjen e ministrave nga pakica shqiptare në qeverinë tonë, por e kam fjalën për përfshirje në fusha të tjera të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Gjithsesi përpjekjet vazhdojnë, për sa i përket njohjes së statusit të veçantë të Tuzit. Ndërkohë që nuk është gjendur akoma një konsensus i plotë, shumica është e mendimit që Tuzit t’i jepet statusi i tij i veçantë. Propozimi do t’i çohet bashkisë, ndërkohë që ne po punojmë në këtë drejtim, dhe është shumë e rëndësishme të theksohet se ka një mbështetje për këtë devizë të përgjithshme në lidhje me statusin e Tuzit.Ideja është që Tuzit t’i jepet buxheti i vet, të ketë të ardhura të tjera, të ketë një pjesë të të ardhurave nga zonat bregdetare. Është e rëndësishme të theksohet se ky model mbështetet nga shumica dhe është një model i cili mendojmë se do të realizohet”, deklaroi Lukšić.
 
Shqiptarët e Tuzit kërkojnë që të kenë të drejta të plota dhe të merret statusi i një komune të veçantë. Tuzi ndan Shqipërinë nga Mali i Zi dhe ndodhet në qendër të këtij të fundit. Ai është i banuar nga shqiptarë etnikë dhe aktualisht ka statusin e një komune urbane, brenda qytetit të Podgoricës.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren

Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren