TV dixhitale, OSBE shtyn për
më vonë tryezën e diskutimeve
Që prej vitit 2007, parlamenti ka miratuar një ligj, sipas të cilit viti 2012 do të ishte viti i fundit, gjatë të cilit do të ketë transmetime tradicionale analoge nga media televizive në vendin tonë. Pas kësaj, me detyrim, të gjithë subjektet duhet të transmetonin vetëm me teknologjinë dixhitale tokësore, apo "numerike". (ne foto Endira Bushati, kryetare e KKRT-se)
TIRANE- OSBE shtyn për një datë të pacaktuar tryezën e rrumbullakët, ku ishte parashikuar diskutimi projektstrategjisë për kalimin e transmetimeve radiotelevizive nga analoge në dixhitale (numerike).
Në një njoftim të djeshëm zyra e shtypit OSBE njoftoi për zhvillimin e kësaj tryeze të rrumbullakët sot paradite, në orën 09:00 në hotelin “Sheraton”, por nëpërmjet një njoftimi të mëvonshëm OSBE deklaron se tryeza është shtyrë për një ditë tjetër, por pa caktuar datën.
”Ju njoftoj se me tryeza e rrumbullaket per transmetimet dixhitale, e lajmeruar per sot, 10 janar, ora 9, ne hotelin Sheraton, do te zhvillohet ne nje date te mevonshme.”-thuhet në njoftimin e dytë të OSBE-së
Që prej vitit 2007, parlamenti ka miratuar një ligj, sipas të cilit viti 2012 do të ishte viti i fundit, gjatë të cilit do të ketë transmetime tradicionale analoge nga media televizive në vendin tonë. Pas kësaj, me detyrim, të gjithë subjektet duhet të transmetonin vetëm me teknologjinë dixhitale tokësore, apo "numerike".
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka hartuar tashmë "Strategjinë për Kalimin nga Transmetimet Analoge në ato Numerike", që parashikon zgjatjen e procesit.
Sipas kryetares së KKRT, Endira Bushati,
(ne foto) ky proces është kërkesë që rrjedh nga detyrimet tona si shtet-palë në dy konventa ndërkombëtare. Nuk është çështje dëshire, por detyrim. Megjithatë, deri tani kjo kërkesë ende nuk është e aplikueshme, thekson ajo, në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”. Sipas saj, ky është një proces kompleks dhe i kushtueshëm; edhe disa vende të BE-së nuk arrijnë ta kryejnë atë brenda afateve, që janë zotuar t'i respektojnë. Edhe Greqia, psh ka deklaruar shtyrje deri në 2015-ën.
Gjatë tryezës së sotme, fjalimet hyrëse ishin parashikuar të mbahen nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, Ministri Genc Pollo, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Endira Bushati dhe Drejtori i Përgjithshëm i transmetuesit publik, Petrit Beci.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5729
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27