TV franceze kritikojnë TV shqiptare:
Na vjedhin pa pikë turpi!

TV franceze kritikojnë TV shqiptare:<br />Na vjedhin pa pikë turpi!
PARIS - Megjithëse falsifikimi i prodhimeve franceze nuk ka goditur sektorë luksi, por mediat, televizionet franceze kritikojnë ashpër dhe ironizojnë mediat shqiptare se si "pa pikë turpi" vjedhin siglat e emisioneve të televizioneve në Francë.

Ato kanë përmendur disa kanale televizive nga Shqipëria dhe Kosova, si: “Klan Kosova”, “Vizion Plus” apo “ABC News”,  të cilat nuk hezitojnë të bëjnë hapur plagjaturë gjenerike (në sigla) nga disa emisione të famshme franceze.

Plagjaturës së disa kanaleve televizive shqiptare nuk i ka shpëtuar as TF-1 apo M6, transmeton komentet zhurmuese në Francë agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
 
Këtë mëngjes në France 2, “Télématin” komentoi situatën, pasi zbuloi se sigla e saj ishte bërë plagjiaturë në një prej kanaleve të televizioneve shqiptare në Kosovë e Shqipëri. Gazeta Zaping komentoi: “Télématin” tallet me plagjaturën shqiptare të siglave (“Zapping: “Télématin” raille le plagiat albanais de son générique”).
 
Këtë javë, kolegët francezë kanë zbuluar se disa televizione nga Ballkani, kryesisht në gjuhën shqipe, nuk hezitojnë të bëjnë plagjiaturë nga emisionet e kanaleve të mëdha televizive franceze. Ndër programet e prekur është edhe “Télématin”, i drejtuar nga William Leymergie çdo ditë, që nga viti 1985.
 
Pas publikimit të këtij lajmi, ekipi i France 2 në mëngjes u përgjigj edhe ai shpejt. Atë mëngjes, Natanaeli në lajme citoi kopje me pamje nga televizionet shqiptare të “Télématin”.
 
Sipas puremedias.com, kolegët francezë reagojnë, por duket se fillimisht butë: “Ne do t’u dërgojmë atyre një e-mail rozë apo blu?", thonë, duke iu ofruar  mundësi televizioneve shqiptare për ta shqyrtuar këtë vërejtje. Madje, duke folur rreth kësaj plagjiature flasin disa fjalë në shqip si “Mirëdita” apo emrat e emisioneve të kopjuara nga kolegët shqiptarë në Kosovë apo Shqipëri, duke propozuar t’ju shkruajnë atyre një letër, një vërejtje, pikërisht kolegëve të televizioneve shqiptare mbi të drejtën e autorësisë.
 
“Kur kanalet e huaja plaçkisin hapur televizionin francez” (“Quand des chaînes étrangères pillent ouvertement les télévisions françaises“) është ky titulli tjetër i shkrimit të kanalit TV France-2, ku thuhet se “disa kanale televizive në Shqipëri dhe Kosovë nuk hezitojnë të bëjnë plagjiaturë paturpësisht me siglat e emisioneve të njohura franceze.” (En Albanie et au Kosovo, certaines chaînes n’hésitent pas à plagier sans vergogne les habillages et génériques des grandes émissions françaises).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)


france
france1


france3

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit