TV iranian: Katër ekipe shpëtimi pranë zonës së aksidentit

TV iranian: Katër ekipe shpëtimi pranë zonës së aksidentit

Katër ekipe shpëtimi po i afrohen vendit të aksidentit, ku mendohet se ka rënë helikopteri që mbante presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi

Kjo u raportua nga televizioni shtetëror iranian. 

"Ne presim të marrim lajmet më të fundit, së shpejti", thotë televizioni. 

Sipas agjencisë Irna, disa njerëz që ndodheshin pranë vendit të aksidentit, një zonë pyjore e Dizmar pranë fshatit Oëzi në Varzaghan, thanë se dëgjuan zhurma.

Mjegulla, shiu, i ftohti dhe gurët e lartë në zonë, kanë penguar operacionet e kërkimit. 

Një grup alpinistësh dhe ekipe shpëtimi po kryejnë operacione në këmbë. 
 
Helikopteri i presidentit ishte rrugës për në Tabriz, ku Raisi do të përuronte një rafineri nafte.


Lajmi kryesor:

Presidenti iranian i zhdukur: Rrëzohet helikopteri me të cilin po udhëtonte! Garda: Aeroplani u lokalizua! Qeveria: Kemi kontaktuar me 2 persona në bord


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja