TVSH, ja kush përjashtohet nga rregulli i kufirit minimal të xhiros

TVSH, ja kush përjashtohet nga rregulli i kufirit minimal të xhiros

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve

Sipas ligjit “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në është qarkullimi prej dy milionë lekësh në një vit kalendarik, përveç rasteve të përcaktuara në pikat e mëposhtme:

Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, për personat e tatueshëm, të cilët ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjeklaborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, është zero. Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSH, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit.

Për prodhuesit bujqësorë, për të cilët zbatohet regjimi i veçantë i skemës së kompensimit dhe që e zhvillojnë veprimtarinë ekonomike si fermerë individualë, kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është qarkullimi prej pesë milionë lekësh në një vit kalendarik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës