TIRANE - Ministria e Financave i ka quajtur sulme politike akuzat për koncesion të mbledhjes së TVSH-së, duke sqaruar edhe një herë se bëhet fjalë vetëm për një partneritet publik-privat për modernizimin e sistemit teknologjik dixhital që do të monitorojë në kohë reale transaksionet e bizneseve. Në një konferencë për mediat, zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj theksoi se shteti nuk i kalon asnjë të drejtë ekskluzive kompanisë private që do të fitojë tenderin.
"Pati keqinterpretime në media. Nisma e shpallur nga Ministria e Financave është për të realizuar partneritetin publik privat i cili synon të modernizojë sistemin teknologjik dixhital që monitorin transaksionet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Qeveria nuk dëshiron të marrë borxhe, dhe të rrisë taksat. Programi ka në bazë shorteun e kuponit tatimor. Ky është një instrument shumë efikas në luftën kundër evazionit. Por nuk ka asnjë lëshim të të drejtave ekskluzive të shtetit tek privati. Sulmet që u bëhen këtyre partneriteteve janë skandaloze, të bazuara politikisht. Nuk është koncesion por një partneritet publik privat", - tha Beqiraj.
Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave për 10 vitet e ardhshme pritet që kjo platformë elektronike të sjellë 180 milionë dollarë më shumë se sa shteti mund të realizonte i vetëm, pa partneritetin me privatin.
"Pritet që kjo platformë do t'i rrisë të ardhurat e shtetit në 10 vitet e ardhshme, me 180 miliona dollarë. 480 mln $ mund t'i rrisnim ne të ardhurat për 10 vite, me partnerin privat rritja është parashikuar 620 milionë dollarë. Ky koncesion...më falni ky partneritet do t'i sjellë më shumë përfitime shtetit, do të ketë zero humbje. Nga rritja vjetore do të përcaktohet edhe pjesa që do t'i shkojë koncesionarit. Nëqoftëse vitin e parë rritja e parë do të jetë 2 % mbi 11 %-shin, koncesionari do të marrë maksimalisht 90 % të shtesës", tha zëvendësministrja.
Beqirja tha se deklarimet jo në kohë reale të bizneseve sjell probleme për monitorimin e tyre, ndaj sistemi elektronik sipas saj, do t'i japë zgjidhje.
"Aktualisht raportimi bëhet në zyrat tatimore ose në drejtorinë e Përgjithshme të Tatime. Transaksionet biznes-biznes bëhen një herë në muaj, në I-tax, kuponët tatimorë nga kasat deklarohen në sistemin Nexus në fund të ditës nga vetë biznesi përmes mbylljes manuale. Deklarimet në kohë të ndryshme dhe transmetimi i transaksioneve të biznesit të madh vetëm një herë në muaj na krijon probleme në monitorimin e të dhënave. Koncesioni sjell faturë elektronike në kohë reale, kupon tatimor në kohë reale, kryqëzim të të dhënave, gjurmin të të dhënave nga dogana tek fundori, dhe do përmirësojë efektivitetin e administratës së doganës në luftën kundër informalitetit".
Beqiraj sqaroi gjithashtu se ministri Shkëlqim Cani nuk ka dërguar asnjë kërkesë për këtë koncesion, por tha se ishte vetë kompania kineze që u vetëofrua.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO