Majlind Lazimi, sekretar për marrëdhëniet ekonomike në LSI, ka komentuar sot vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël. I ftuar në studion e Report Tv, Lazmi u shpreh vendosja e TVSH-së pr biznesin e vogël është një risi negative që shumë pak shtete e kanë, dhe që do të sillte vetëm rëndim në xhepin e konsumatorëve dhe falimentim të biznesit të vogël.

Ekonomia shqiptare është një ekonomi me shumë probleme. Biznesi i vogël është pikë kyçe në ekonominë shqiptare. Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH është një risi në kuptimin negativ, dhe shuamë pak shtete e kanë. përfshirja  e saj në TVSH do ketë dy efekte: ose rritjen e çmimeve për shitjet në pakicë ose mbylljen e bizneseve. Do të ketë kosto të shtuar për këto biznese pasi do të lindi nevoja e një kase fisklae e një ekonomisti dhe që të gjitha shtohen si kosto për biznesin  vogël. Kjo kosto ose do transferohet te konsumatori ose do të brendësohet nga bizneset. Kjo është të nxjerrësh dhjamë nga pleshti. Pasojat do të jenë të mëdha. Nuk kemi pse rëndojmë taksat e biznesit të vogël që është në kufijtë e mbijetesës. Do sillte shuplakë edhe për ekonominë shqiptare. Duhet të fillojmë nga reduktimi i taksave jo rritja  e tyre.”, tha Lazimi.

Sipas Lazimit ka edhe një mungesë transparence dhe mungesë konsultimi me ekspertët për këtë çështje.

Ne jemi mësuar me surpriza të pakëndshme ku qeveritë dy muaj par ase të miratohet buxheti miratojnë të atilla reforma. Unë besoj që mungesa e transparencës është pika kryesore këtu. Së dyti çështja e taksave është dhe çështje edukimi. Bizneset duhet ta paguajnë dhe TVSH-në, por a jemi ne në këtë fazë? Kjo është e parakohshme. Nuk ka diskutime me grupet e interesit. Nuk mund ti jepet kohë dy muaj biznesit për të ndryshuar politikat e biznesit”, tha Lazimi.

Lazimi ka komentuar edhe deklaratën e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë për rritjen me 4% të ekonomisë. Ai u shpreh se kjo nuk është ndonjë çudi për ekonomitë si e jona, ndërsa tha se problemi është se ku shkojnë këto para.

"Problemi është kush përfiton nga kjo rritje ekonomike? Për ekonomitë  vogla rritja  me 4% nuk na impresionon. Pyetja është kush e përfiton këtë 4%? Ka një shpërndarje apo e përfitojnë biznesmenët. Ku shkojnë këto para? A kemi rritje ekonomike të qëndrueshme apo jo? Në këndvështrimin tim kemi një ekonomi të zezë e cila nuk ka asnjë arsye që mos jetë infektuar në ekonomi informate. Rritja ekonomike është artificiale dhe ato para nuk shkojnë te qytetari.”, tha Lazimi.

Si e komentoni ju si ekspert i ekonomisë vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël?
Ekonomia shqiptare është një ekonomi me shumë probleme. Biznesi i vogël është pikë kyçe në ekonominë shqiptare. Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH është një risi në kuptimin negativ, dhe shuamë pak shtete e kanë. përfshirja  e saj në TVSH do ketë dy efekte: ose rritjen e çmimeve për shitjet në pakicë ose mbylljen e bizneseve. Do të ketë kosto të shtuar për këto biznese pasi do të lindi nevoja e një kase fisklae e një ekonomisti dhe që të gjitha shtohen si kosto për biznesin  vogël. Kjo kosto ose do transferohet te konsumatori ose do të brendësohet nga bizneset. Kjo është të nxjerrësh dhjamë nga pleshti. Pasojat do të jenë të mëdha. Nuk kemi pse rëndojmë taksat e biznesit të vogël që është në kufijtë e mbijetesës. Do sillte shuplakë edhe për ekonominë shqiptare. Duhet të fillojmë nga reduktimi i taksave jo rritja  e tyre

Marrja në konsideratë e ekspertëve. Ka një transparencë për ti marrë në konsideratë të ekspertëve?
Ne jemi mësuar me surpriza të pakëndshme ku qeveritë dy muaj par ase të miratohet buxheti miratojnë të atilla reforma. Unë besoj që mungesa e transparencës është pika kryesore këtu. Së dyti çështja e taksave është dhe çështje edukimi. Bizneset duhet ta paguajnë dhe TVSH-në, por a jemi ne në këtë fazë? Kjo është e parakohshme. Nuk ka diskutime me grupet e interesit. Nuk mund ti jepet kohë dy muaj biznesit për të ndryshuar politikat e biznesit”, tha Lazmi

Çfarë do të sjellë kjo në ekonomi?
Nëse kemi një reduktim taksash është e diskutueshme nëse duhen rritur disa taksa të tjera. Çështja taksimit të pronës nuk është njeri kundër problemi është masa e taksimit. Por ne kemi akoma mijëra apartamente të pataksuar. Kemi një bombardim taksash dhe nga ana tjetër asnjë reduktim taksash. Kemi rritje taksash në tërësi që do prodhojë më shumë informalitet, apo transferimin e bizneseve jashtë, sepse këtu klima e biznesit nuk është miqësore. Ky lloj opsioni nuk duhet të jetë. Që ta luftojmë informalitetin duhet që biznesin dh e qytetarëve ti vendosen taksa të ulëta

Cili do të jetë roli i opozitës?
Për ne është e rëndësishme që të kemi një prognozë të qartë të situatës ekonomike. Kemi çështje ekonomike që kanë të bëjnë. Kjo është çështje që ne e kemi në axhendë besoj edhe PD. Kemi një qasje konsultive për sa i përket alternativave. Për ekonominë TVSH është një çështje shumë e rëndësishme. E rëndësishme është që opozita të bëjë opozitë në kohë të plotë. Besoj që edhe shoqëria civile jo vetëm opozita ka shumë faktorë për tu bërë bashkë për ti dhënë zgjidhjen problemeve. Nuk është puna vetëm për opozitë.

Flasim pak me gjuhën e shifrave. Është e rëndësishme të komentohet deklarata e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë për rritjen ekonomike, si e gjykoni?
Problemi është kush përfiton nga kjo rritje ekonomike? Për ekonomitë  vogla rritja  me 4% nuk an impresionon. Pyetja është kush e përfiton këtë 4%? Ka një shpërndarje apo e përfitojnë biznesmenët. Ku shkojnë këto para? A kemi rritje ekonomike të qëndrueshme apo jo? Në këndvështrimin tim kemi një ekonomi të zezë e cila nuk ka asnjë arsye që mos jetë infektuar në ekonomi informate. Rritja ekonomike është artificiale dhe ato para nuk shkojnë te qytetari. Sfida më e madhe është që këto para si përkthehen: a janë përkthyer në investime?

Ka një projekt i qeverisë i lançuar, projekti 1 miliard që do kapë sektorët e rëndësishëm si: shkollat shëndetësia e rruga si e komentoni?
Ka një mungesë transparence. Për mendimin tim ka shumë rezerva për sa i përket modelit që po niset. Skema e propozuar ku thuhet se bizneset do marrin para nga sistemi financiarë. E rëndësishme është edhe kosto. Nuk arrijmë dot ët bëjmë studim fleksibiliteti. Sot nuk kemi studim. Kjo shifër nuk na del si rezultat studimi, por bëhet fjalë për kuturi.

Po dyshoni që mund të jetë një aferë nga mënyra si mund të implementohet?
Absolutisht që po.

Dua të ndalem tek nisma për bizneset që nëse do hedhin para për turizëm dhe do plotësojnë standardet, nuk do të ketë taksa për 10 vite, besoni në një nisëm të tillë?
Unë themë që jemi të vonuar në paketën atraktive për bizneset. Çdo iniciativë që do jetë stimuluese në fushën e turizmit apo bujqësisë është i mirëpritur, por është shumë i ngadaltë. Kam skepticizëm në zbatimin e ideve. Sot që flasim nuk kemi asnjë plan për turizmin. 

 


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com