Ermal Peçi është një nga emrat e rinj të botës së televizionit. Ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me shumicën nga personazhet e showbizit shqiptar, por përsa i përket pjesës së muzikës Ermali ka disa rezerva.
I ftuar në "Soiree", teksa diskutonin në studio bashkë me të ftuar të tjerë për festën e famshme të Halloween-it, u hap edhe tema e muzikës. Lidhur me këtë moderatori u shpreh se tregu muzikor në Shqipëri është një Halloween më vete.
"Më lejo ta them, dhe po e them te ty, unë mendoj se Halloween në kontekstin muzikor ka çdo ditë Shqipëria. O bëhen këngë që të bëjnë me dhimbje koke, dhimbje barku, nuk e di,"- u shpreh ai.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)