'Të deklasifikohet informacioni sekret i Metës për djegien e Kuvendit, tu tregohet shqiptarëve'

'Të deklasifikohet informacioni sekret i Metës për djegien e Kuvendit, tu tregohet shqiptarëve'

TIRANE - Informacioni sekret i SHISH për djegien e godinës së parlamenti në 8 qershor, përmendur për herë të parë nga presidenti Ilir Meta, do të propozohet të deklasifikohet.

Kjo shkresë me mbishkrimin sekret tashmë i ka mbërritur Komisionit Hetimor parlamentar.

Disa prej anëtarëve të këtij komisioni i thanë Top Channel, se ky dokument që përbënte bazën kryesore mbrojtjes të presidentit kur ai dëshmoi, duhet t'i tregohet publikut.

“Dokumenti nuk e cenon sigurinë kombëtare apo të ndikojë në ndonjë hetim proaktiv të SHISH apo prokurorisë”, pohoi njëri nga anëtarët në komisionit hetimor, në kushtet e anonimatit.

Në të tilla kushte theksoi i njëjti burim, shqiptarët duhet të njihen me këtë informacion, të përdorur nga presidenti për të anuluar të drejtën e tyre për të votuar.

Nda disa të dhëna të përmbajtjes së këtij dokumenti ku bëhet fjalë për ardhjen e disa mercenarëve nga Kosova që do të kryenin djegien e parlamentit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YYY: 04/10/2019 14:00

    C'merreni me llogjet e SHISH, klub theshethemesh eshte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare