Vrasje, përdhunim e trafik fëmijësh/ Del lista e shumëkërkuarve të Durrësit, mes tyre 2 gra dhe ish-kryebashkiaku i Gramshit (FOTO)

Policia e Shtetit ka publikuar listën e 24 personave më të kërkuar për qarkun e Durrësit. Në listën me 24 persona, pjesa më e madhe janë të dënuar për vrasje. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.

Ndryshe nga të gjithë qarqet e tjera, ky është ai që ka më shumë të kërkuar pa foto. Po ashtu në të janë të përfshirë edhe tre shtetas të huaj, një amerikan, një italian dhe një grek.

Mes tyre është edhe Kujtim Kllogjeri, ndërtues dhe ish-kryebashkiak i Gramshit në vitet ’90, i cili u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Durrësit për mashtrimin e 39 personave përmes shitjes së shumëfishtë të apartamenteve. Por në vend që të vuante dënimin, Kllogjeri “u zhduk” dhe nuk i dihet vendndodhja prej shkurtit të vitit 2017.

Një prej të shumëkërkuarve të tjerë është edhe Skënder Baku ka marrë pjesë në vrasjen e shtetasit Lulëzim Shera në rrugën kombëtare Fushë Krujë – Laç.Në vitin 1992, viktima Shera ka pasur një konfikt në burgun 313 me të vëllain e Skënderit, Arjanin, të cilin e ka vrarë me sende të forta. Pasi doli nga burgu në vitin 2010, Lulëzim Shera u vra me kallashnikov nga Skënderi dhe një person tjetër ende i paidentifikuar.

Në listën e të shumëkërkuarve është edhe Carl Stephan Caminski, i njohur ndryshe si David Gerard Golderstein. Golderstein, abuzoi me dy fëmijë në Durrës gjatë viteve 2003-2006. 

Personat e shumëkërkuar për qarkun e Durrësit

Sokol Bushaj- Burgim i përjetshëm për vrasje

Armand Laska- Burgim i përjetshëm për vrasje

Alban Baftjari- Burgim i përjetshëm për vjedhje me pasojë vdekjen

Skënder Baku- 35 vjet burg për vrasje për gjakmarrje

Carl  Stephan Caminski- 25 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë

Helidon Beçka- 20 vjet burg për vrasje

Xhafer Saliu- 20 vjet burg për trafik fëmijësh

Ndrek Gjoklaj- 20 vjet burg për vrasje

Mustafa Saliu- 18 vjet burg për trafik fëmijësh

Enea Kajtazi- 17 vjet burg për vrasje

Marglen Tome- 15 vjet burg për vrasje

Klodiana Shkoza- 15 vjet burg për trafik femrash në bashkëpunim

Pëllumb Braçe- 15 vjet burg për mashtrim

Astrit Dule- 15 vjet brug për shfrytëzim prostitucioni

Afërdita Ibrahimi- 13 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim

Kujtim Kllogjeri- 11 vjet e 6 muaj burg për mashtrim

Admir Shyti- 10 vjet e 6 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike

Gurim Misiri- 10 vjet burg për plagosje të rëndë me dashje

Domenico Vinci- 10 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike

Andrea  (Skënder) Lekli- 10 vjet burg për mashtrim dhe falsifikim dokumentash

Ilir Sinaj- 10 vjet burg për mashtrim

Meliam Hameti- 10 vjet burg për vjedhje më anë të mashtrimit

Arif Arifi- 10 vjet burg për prodhim dhe shitje narkotikësh

Deniz Klironomi (Floroiu)- 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë