Hera e dytë brenda një muaji! Të futura në një thes, gjenden sërish pula të ngordhura te Rana e Hedhun! Pushuesit: Duhet të merren masa (VIDEO)

LEZHË- Pa u "harruar" rasti i parë, sërish te Rana e Hedhun në Shëngjin janë gjetur në breg të detit pula të ngordhura. Gazetar i i Report TV, Elvis Hila raporton se pulat ishin të futura në një thes dhe nga dyshimet paraprake mendohet se ato janë hedhur në lumë nga banorët dhe fermerët e zonës dhe më pas janë sjellë nga dallgët e detit në breg.

Për fat të keq kjo pamje e pulave të ngordhura në breg, siç mund të shihet në videon që sjell Report Tv, vjen gjatë sezonit turistik dhe ku shumica e qytetarëve zgjedhin bregdetin për të kaluar pushimet, por një panoramë e tillë nuk është aspak e këndshme.

Pulat e dekompozuara kanë krijuar ndotje dhe aromë të rëndë, ndërkohë që në terren nuk ka shkuar asnjë institucion për të verifikuar rastin.

Kjo zonë është më e frekuentueshme për pushuesit nga Kosova, të cilët tregojnë se kjo do të ndikonte negativisht në turizëm, teksa pavarësisht kësaj, shprehen se zgjedhin bregdetin shqiptar çdo vit për të kaluar pushimet.

"Normal që është shqetësuese, patjetër që ndikon në turizëm", tha një pushues.

Është shqetësuese, se nuk e dimë arsyen pse janë aty, kjo do të ndikonte te unë, unë nuk i kam parë, por e di si është ndotja, duhen marrë masa që tani, ne jemi prej Kosovë dhe ne fillojmë të frekuentojmë, ne sot kemi ardhur, zakonisht vij në Shëngjin dhe deti më pëlqen", tha një tjetër.

Ndërkohë, pavarësisht hetimeve të kryera në rastin e parë të regjistruara në 14 prill, autoritetet nuk kanë arritur që të zbulojnë se nga kanë ardhur këto shpend. Një gjë e tillë vjen në një kohë kur në vendin tonë, pak javë më parë u regjistruan qindra raste të gripit të shpendëve dhe dhjetëra pula ngordhën.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Frida: 14/05/2022 16:04

    I ka sjelle deti se jane pula italiane. Ne kemi marre masa drastike si qeveri dhe nuk lejojme te tilla shfaqje te ulta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)