Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Byrek me pulë e speca dhe Supë krem lulelakër

Receta e parë: Byrek me pulë dhe speca

Përbërësit:

1 pako peta
1 qepë, 2 thelpinj hudhër
400 gr fileto pule
2 speca jeshile
2 domate mesatare

2-3 lgj djath pice
2 lgj gjalpë
1 ½ lgj miell
300 ml qumesht
Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim pak beshamel duke kaurdisur miellin me pak gjalpë. Sapo mielli të ndryshojë pak ngjyrë shtojmë qumështin duke e trazuar me telin e vezëve derisa të krijohet një masë kremoze.Vendosim një tenxhere me pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën, sapo të bëhet transparente shtojmë mishin të zier me parë dhe të copëtuar në copëza të vogla. Trazojmë së bashku qepën me mishin për disa minuta duke shtuar më pas specat të prera në kubikë të vegjël. I trazojmë të gjithë përberësit së bashku për 3 minuta. Në fund shtojmë domatet të qëruara nga lëkura dhe të prera në kubikë të vegjël, i trazojmë dhe i lemë në zjarr derisa domatja të fillojë të zbutet dhe të mos ketë më lëng. Më pas këtë masë e trazojmë me beshamelin duke e rregulluar me kripë dhe piper.
Shtrojmë në një tavë të thellë 2 peta duke i lënë anët nga jashtë. Më pas mbledhim cdo pete shuk si një letër derisa të mbushet komplet tava. Në fund vendosim mbushjen duke e shpërndarë në të gjithë hapësirat boshe që kanë krijuar petët e mbedhura. E vendosim byrekun në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

Receta e dytë: Supë krem lulelakër

Përbërësit:

1 kokërr qepë

600 gr lulelakër

2 patate mesatare ose (2 lgj pure patate)

Vaj ulliri

1 litër koncentrat perimesh

100 ml pana

1 lugë gjelle mustardë

1 lugë çaji uthull

Kripë, piper i zi dhe arrë moskat

1 tufë majdanoz

3 thelpinj hudhër

4 lugë gjelle lajthi të pjekura

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepët, 1 hudhër, lulelakrën dhe lëngun e perimeve. Shtojmë uthull dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta.Në blender përgatisim  pesto majdanozi duke shtuar në të edhe 2 thelpinj hudhër, vaj, kripë e piper.

Në tenxhere pasi të kenë kaluar 5-7 minuta shtojmë ehde 2 lugë gjelle pure patate. Nëse kemi patate, i presim në feta të holla dhe i vendosim së bashku me lulelakrën në zierje.Kalojmë salcën në blender duke shtuar në të pana, 2 lugë gjelle mustardë, arrë moskat, kripë, piper, 1 lugë gjelle uthull,Në fund e servirim supën duke shtuar në të 1 lugë gjelle lajthi të pjekura të grira, 1 lugë gjelle pesto me majdanoz dhe vaj ulliri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse