Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Byrek trekëndësh me mish e qepë dhe Supë me spinaq e oriz

Receta e parë: Byrek trekëndësh me mish dhe qepë

Përbërësit:

Brumi
4 gota miell, 1lk kripë
3lgj vaj, 2 gota ujë
Mbushja
3 lgj vaj, 2 qepë të mëdha
300gr mish i grirë
1 lç piper i kuq, Piper i zi
Vaj për spërkatjen e petëve

Përgatitja:

Në një tas vendosim miell, kripë, vaj 2 gota ujë të vakët dhe kështu zëmë brumin. E punojmë atë dhe e lëmë mënjanë. Më pas e ndajmë në kuleçe dhe e mbulojmë. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Në një tigan vendosim vaj, qepën e grirë imët , e kaurdisim sa të zbutet dhe shtojmë mishin e më pas i përziejmë mirë. Sthojmë kripë, 1 e ½ lugë piper të kuq, piper të zi dhe e kaurdisim deri sa të mos ketë më lëng.

Hapim fillimisht kulaçët sa një pjatë e vogël, i lyejmë me yndyrë dhe i bashkojmë 3 nga 3. Më pas këto kulaçë së bashku nga 3 i hapim në një petë të vetme dhe i presim në shirita me gjerësi 10 cm.

Vendosim tek të gjithë shiritat mish të trazuar me qepë dhe piper. Formojmë trekëndësha , i lyejmë sipër me pak yndyrë dhe i vendosim në tepsi e më pas në furrë në temperaturën 200ºC për 15-20 minuta.

Byrek trekëndësh me mish dhe qepë

Receta e dytë: Supë me spinaq dhe oriz

Përbërësit:

1 qepë e vogël
30gr gjalp
400gr spinaq
1.5 litër lëng mishi
80 gr oriz
kripë + piper i bardhë
1 vezë
3 lgj parmixhan i grirë

Përgatitja:

Vendosim spinaqin në ujë të valuar për 2 minuta, e shpëlajmë, e shtrydhim dhe e grimë hollë. Në një tenxhere me 1,5 lëng mishi shtojmë orizin të shpëlarë dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. Gjatë kësaj kohe në një tigan shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim qepën të grirë hollë deri sa ajo të zbutet dhe të jetë bërë transparente. Shtojmë shumë pak ujë në të dhe vazhdojmë të trazojmë deri sa uji të avullohet dhe qepa të jetë zbutur plotësisht. Shtojmë spinaqin dhe e kaurdisim për 1 minutë. Më pas pasi të kenë kaluar 12 minuta nga zierja e orizit, shtojmë spinaqin të kaurdisur me qepën.

Rrahim vezën  me parmixhanin e grirë dhe i përziejmë bashkë. Pasi kemi fikur zjarrin, e shtojmë tek supa. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e shërbejmë supën e ngrohtë.

Supë me spinaq dhe oriz

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot