Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Kek me karrota dhe Mëlçi pule me hudhra

Përbërësit:

4 kokrra vezë

1 gotë sheqer (150 gr)

3/4 gotë vaj ulliri (120 gr)

1 portokall

Pak kripë

300 gr karrota(në rende)

250 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

1 lugë çaji kanellë

150 gr fruta të thata

Për kremin dekorativ:

150 gr sheqer pluhur

4 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja :

Në një tas rrahim vezët me sheqerin deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen. Më pas shtojmë karrotën e prerë në rende, lëngun dhe këurën e një portokalli , pak kripë dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit.

Në tasin me miell përziejmë së bashku pluhurin pjekës dhe kanellën, i përziejmë mirë , i trazojmë me miellin dhe më pas gradualisht tek tasi me përbërësit e lëngshëm. Na formohet një brumë i butë që rrëshqet nga luga. Në fund shtojmë dhe frutat e thata dhe e vendosim brumin në një tavë keku . vendosim furrën në tavë në temperaturën 180º për 35-40 minuta. E lëmë kekun të ftohet.

Ndërkohë në një tas ku kemi vendosur sheqerin pluhur, shtojmë 4 lugë gjelle lëng limoni dhe i rrahim me tel vezësh deri sa të formohet një krem i bardhë të cilin e shtojmë sipër mbi kek kur ai të jetë ftohur.

Receta e dytë : Mëlçi pule me hudhra

Përbërësit :

450 gr mëlçi pule

1 qepë

1 spec pikant

4-5 thelpinj hudhër

1 spec i kuq

300 gr patate

Dafinë

100 ml verë e bardhë

Kripë dhe piper i zi

1/2 gotë ujë

Vaj ulliri

Përgatitja :

Pastrojmë dhe lajmë mëlçitë dhe më pas i kullojmë. Ngrohim vajin dhe kaurdisim hudhrat e grira imët për 1 minutë. Shtojmë qepën e prerë në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim së bashku deri sa qepa të zverdhet pak. Shtojmë fillimisht zemrat , i trazojmë për 2-3 minuta duke shtuar më pas mëlçitë e pulës . I kaurdisim së bashku deri sa mëlçitë të kenë ndryshuar ngjyrë. Shtojmë specin e prerë në kubikë, specin pikant, patatet e prera në kubikë me brinjë 1 cm. Më pas shtojmë 1 ose 2 gjethe dafine dhe i shuajmë me verë të bardhë. E lëmë verën të avullojë alkoolin e saj. Rregullojmë shijen me salcën e sojës, piper të zi dhe e lëmë të ziejë pak me lëngun e vet. Më pas mund të shtojmë 1/2 gote ujë, vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare dhe për 15 minuta të tjera deri sa patatet të jenë zier plotësisht. Në fund e provijmë nëse mund të hedhim pak kripë , pasi vetë salca e sojës është shumë e kripur.

Ju bëftë mirë!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja