Të mbetur jashtë kufirit nga koronavirusi/ Kthehen në atdhe 66 shqiptarë nga Gjermania (VIDEO)

TIRANË - 66 shqiptarë u kthyen sot në atdhe në kuadër të operacionit humanitar të riatdhesimit të shqiptarëve që janë bllokuar në vendet europiane për shkak të koronavirusit. 

Koronavirusi ka tjetërsuar edhe takimin tradicional në aeroporte. Munguan përqafimet edhe puthjet, të cilët tashmë i janë përshtatur situatës së re të krijuar nga COVID-19.

Shqiptarët iu nënshtruan kontrolleve të rrepta mjekësore të autoriteteve në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ndërsa do të duhet të qëndrojnë 14 ditë në vetëkarantinim. Emrat e tyre u dërgohen policisë për të kontrolluar nëse e zbatojnë të qëndruarit në shtëpi për 2 javë.

Të riatdhesuarit do të kthehen në shtëpitë e tyre nga familjarët të cilët kanë marrë autorizim nga policia e shtetit për të lëvizur me automjet përtej orarit të lejuar 13:00, e po ashtu edhe për të udhëtuar në akset ndërqytetëse. 

Ky operacion për rikthimin e shqiptarëve do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, referuar një liste për të cilën kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është e mbyllur. 

Udhëtimi është i paguar nga "Air Albania", ku avioni do të kthehet sërish në Frankfurt për të marrë pjesën tjetër të shqiptarëve të mbetur në Gjermani, dhe në orën 1 pas mesnate, do të mbërrijë në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:14
U kthyen nga Gjermania, çifti i moshuar: Tani do të rrimë brenda në shtëpi (VIDEO)

Mes shqiptarëve që u kthyen nga Gjermania sot, ishte edhe një çift të moshuarish. Isufi me bashkëshorten në një prononcim për Report Tv treguan rrugëtimin nga Frankfurti. Ata e kishin planifikuar kthimin në Shqipëri në datë 21 mars, por shkak të situatës u shty me 10 ditë, derisa ndërhyri qeveria shqiptare për të siguruar riatdhesimin.

Prononcimi
E kishit planifikuar kthimin?

Po, po

Nga jeni?
Nga Tirana

Do të rrini në karantinë?
Edhe atje brenda kam qëndruar

Ju kontrolluan këtu kur zbritët?
Po!

Zonjë, si shkoi udhëtimi?
Shumë mirë, jemi shumë të kënaqur

Ndërkohë që një tjetër i kthyer, një i ri nga Gjirokastra tha se "Kam 25 ditë që kam ikur. Komunikova me ambasadën në Gjermani, na morën të dhënat dhe sot në mëngjes. Na kontrolluan. Biletën e avionit e pagoi kompania. Aty ku ishte unë nuk kishte shqiptarë të tjerë. Unë jam nga Gjirokastra, do të qëndroj në karantinë jo 14 por 15 ditë. Nuk ka shans ta shkel" tha ai. Por nuk ka vetëm shqiptarë që kthehen, por edhe të huaj që largohen nga vendi ynë. Njëri prej tyre, u shpreh se do të rikthehet në Holandë, ndërsa pas qetësimit të gjendjes dhe kthimit të normalitetit do të rikthehet sërish në Shqipëri.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mosmarrëveshja me Sllovakinë, Zelensky: Po hapin front të dytë energjitik kundër Ukrainës! Fico: Nëse Kievi ndalon gazin, s’e furnizojmë me energji

Mosmarrëveshja me Sllovakinë, Zelensky: Po hapin front të dytë energjitik kundër Ukrainës! Fico: Nëse Kievi ndalon gazin, s’e furnizojmë me energji