Të rinjtë e FRPD dhe LRI protestojnë por përcjellin një mesazh antishqiptar

Të rinjtë e FRPD dhe LRI protestojnë por përcjellin një mesazh antishqiptar

Ditën e sotme, të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë zgjedhur të protestojnë në një formë ndryshe nga herët e tjera. Ata janë  vendosur përpara Kuvendit gjatë kohës kur zhvillohej seanca plenare. Ajo që ka rënë në sy ka qenë një banderolë ku shkruhej "Ti Shqipëri s'më jep nder". Kjo është kritikuar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili e quajti parullën një akt të turpshëm.

Lleshaj tha se ndryshe nga herët e tjera kur opozita ka zhvilluar protesta të dhunshme përpara parlamentit, sot ata kanë zgjedhur një formë të turpshme përmes parullës përpara Kuvendit.

"Besoj jemi të gjithë të ndërgjegjshëm dhe të qartë se çfarë ndodh gjatë të gjithë këtyre ditëve me përpjekjen për të krijuar axhenda paralele ku vetëm fjala drejtësi apo reforma në drejtësi nuk përmendet, ku gjithçka përmendet, ku një pjesë e klasës parapolitike është gati të vërë zjarr kudo të hedhë baltë mbi këdo për arsye nga më të ndryshmet, por asnjë fjalë dhe asgjë nuk flitet për Reformën në Drejtësi. Një shembull i qartë i kësaj ishte sot, ndoshta ju ka shpëtuar nga vëmendja, por para Parlamentit sot nuk pati protestë si zakonisht gjatë këtyre muajve të fundit, por pati një grup të vogël të rinjsh, të cilët në përpjekjen për të qenë “inovativ” kishin vënë një banderolë të turpshme përpara Kuvendit të Shqipërisë ku shkruhej: “Ti Shqipëri s’më jep nder!”, tha Lleshaj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 25/04/2019 15:43

    Cjane keta shpellare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja