FIER - Një konflikt i hershëm rreth një viti më parë për një femër u bë shkak për një ngjarje të rëndë në Patos ku u shënuan dy viktima, të rinjtë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, 22 dhe 26 vjeç. Të dy u qëlluan për vdekje nga Martin Skëndaj i cili u arrestua nga policia pas vrasjes, ndërsa ai është gardian në burgun e Fierit dhe viktimat i qëlloi me armën e shërbimit. Ngjarja nisi me një përleshje me leva dhe përfundoi në Poliklinikën e Patosit me të shtëna me armë që rezultuan vdekjeprurëse për dy të rinjtë. Nëri nga viktimat ishte i lidhur me motrën e gardianit, marrëdhënie që Martin Skëndaj e kundërshtonte.

Dinamika e ngjarjes

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fillimisht gardiani i burgut ka qenë në poliklinikë, për shkak të problemeve me krahun e tij. Kjo ishte edhe arsyeja se pse kishte munguar në punë. Por dy të rinjtë Elis Kapaj nga fshati Kashisht, dhe Manol Rrapaj nga fshati Kuqa, dyshohet të kenë pritur në një ambient pranë poliklinikës gardianin e burgut, ku sapo e kanë pikasur e kanë qëlluar me leva duke e lënë të plagosur. Më pas gardiani është larguar për tu mjekuar tek poliklinika por edhe atje dy viktimat i kanë shkuar me leva. Nga kjo përleshje, Martin ka qëlluar ndaj djemve me armën e shërbimit,  Elis Kapaj mbeti i vdekur në vend, ndërsa Manol Rrapaj ndërroi jetë në spitalin e Fierit ku u transporua me urgjencë.

"Molla e sherrit", motra e gardianit

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë lidhja që një nga viktimat kishte me motrën e garidanit, Martin Skëndaj. Të rinjtë janë fqinj në fshat me Skëndajn, dhe konfliktet mes tyre kanë qenë të hershme pikërisht për këtë shkak.

Policia mundi të arrestojë në kohë rekord autorin e ngjarjes, efektivin e burgjeve Martin Skëndaj si dhe sekuestroi armën e zjarrit.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Manol Rrapaj duke u transportuar ne spital ku nderroi jete

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:42
Vrasja e dyfishtë në Fier nga gardiani i burgut, fqinjët të tronditur: Ishin familje të mira, kanë qenë komshinj

Komshinjtë e dy viktimave dhe autorit të ngjarjes së rëndë në Patos janë shprehur se janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur. Ata kanë pohuar se familjarët e viktimave por edhe të autorit ishin të qetë dhe nuk kishin konflikte të mëparshme mes tyre.

Ndërkohë njëri prej viktimave ka qenë komshi me gardianin e burgut që e qëlloi për vdekje.

"Janë djem të mirë edhe këto që vdiqën edhe ai që i qëlloi. Nuk e di pse ka ndodhur. Se ça kanë patur nuk e di. Se ka qenë konflikt i çastit se ka qenë i vjetër nuk e di. " tha një banorë.

Ndërkohë po me të njëjtat fjalë të mira shprehet edhe një banorë tjetër i zonës i cili thotë se nuk di të ketë parë ndonjë konlfikt mes familjeve të përfshira në këtë ngjarje të rëndë.

"Të gjitha familjet të mira ishin. Konflikt kanë patur ca gjëra të vogla. Ata ishin të dy të mirë. Kaq di unë" tha banori.

Ndërkohë një banorë tjetër shprehet se kjo ngjarje është për të ardhur keq pasi, sipas tij kjo duhej shmangur.

"E mirë ishte të mos kishte ndodh. Për të ardhur keq. Kanë qenë fmailje të mira, në punën e hallin e tyre. Nuk di gjë për konflikte. Se kam dëgjuar. E kemi dëgjuar nga njerëzit që kanë bërë llafe por jo që ta kem parë vetë. Punëtorë, djem në hallin e tyre. Por kjo ndodhi sek ç'bën Nga televizori e kemi marrë vesh."