Qëllohet me armë 45-vjeçari në Kuçovë! I plagosuri u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarët! Në 2007 bashkë me vëllanë tentoi të vriste 2 vëllezër për një vajzë

KUÇOVË- Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune në Kuçovë dhe është lënë i vetëm në rrugë. Report Tv mëson se i plagosuri është identifikuar si Admir Bejo, një person me të shkuar kriminale dhe kanë qenë kalimtarë të rastit që e kanë parë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Beratit. Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari ka marrë një plumb në gju dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten mister. Nuk është e qartë se si ka mbetur i plagosur 45-vjeçari nëse është plagosur si pasojë e një atentati të mirëorganizuar apo pas një sherri të çastit e mbi të gjitha as motivet.

Errësira dhe mungesa e kamerave të sigurisë duket se kanë favorizuar autorin ose autorët. Report Tv sjell pamjet ku shihet se vendi ku është gjetur i plagosur 45-vjeçari nuk është i ndriçuar, në rrugën e një lagjeje me shtëpi private të pa pajisura me kamera sigurie. Një gjë e tillë e vështirëson identifikimin e autorëve. Pritet dëshmia e të plagosurit, i cili nuk ndodhet në rrezik për jetën, për të zbardhur të tjera detaje nga kjo ngjarje. Në njoftimin zyrtar, policia njofton se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Admir Bejo është një person me precedent të mëparshëm kriminal. Në 2007, ai së bashku me të vëllanë, Ilija Bejon kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Vëllezërit Bejo kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe duke menduar se i lanë të vdekur, janë larguar mirëpo vëllezërit Kundja i shpëtuan atentatit. Aso kohe është folur se shkak i konflikit ka qenë një vajzë që bashkëjetonte prej me shume se një viti me Ilia Bejon.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, dalin pamje nga vendi i ngjarjes! Errësira favorizon autorin

1660418334_berat2.JPG

Report Tv sjell pamje nga vendi ku ka ndodhur edhe plagosja me armë zjarri i Admir Bejo. Siç shikohet nga pamjet zona nuk ka ndriçim, teksa nuk vërehet as kamera sigurie në zonë, çka e vështirëson edhe punën e hetuesve për identifikimin e autorit apo autorëve.

Ora 20:53
U plagos sot në Kuçovë, kush është Admir Bejo! Në 2007 bashkë me të vëllanë tentuan që të vrisnin 2 vëllezërit për një vajzë

1660416745_policianatenkontrolle.jpg

Admir Bejo, i cili ka mbetur i plagosur sot, nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Në 2007, ai së bashku me vëllanë Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 te mëngjesit, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin. Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip "Ford Fiesta" me targa TR 79 88 N. Vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit. Një nga pistat e hetimit mendohet të jenë konfliktet e vjetra për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej me shume se një viti me Ilia Bejon.

Ora 20:52
U qëllua me armë dhe u la në rrugë, kush është i plagosuri në Kuçovë (EMRI)

1660416647_policianaten.jpeg

Report Tv mëson se si pasojë e të shtënave me armë në Berat ka mbetur Admir Bejo. Ai ka marrë një plumb në gju dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu