Plagosen me armë zjarri 3 persona në Vlorë/ Autorët ia mbathin drejt Pyllit të Sodës (VIDEO)

VLORË-  Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me armë zjarri në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë, të ndodhur rreth orës 19:45 të pasdites së sotme. Personat që kanë mbetur të plagosur kanë qenë të ulur në një lokal në zonën e plazhit, kur janë qëlluar me armë zjarri nga atentatorët.

Gazetari i Report tv Armand Xhelili raporton se të plagosur kanë mbetur Arben Beqiraj pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja,  Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj. Dy autorët e identifikuar, me iniciale SH.L dhe E.XH janë konfliktuar fillimisht me fjalë me pronarin e lokalit, ndërsa më pas janë përdorur grushtet nga të dyja palët.

Pas konfliktit fizik dy autorët kanë shkuar tek makinat e tyre të parkuara jashtë lokalit nga ku kanë marrë një kallashnikov dhe një pistoletë me të cilat kanë qëlluar drejt Beqirajt, djalit dhe nipit të tij.

Një prej plumbave e ka kapur Arben Beqiraj në pjesën e kraharorit duke i shkaktuar atij plagë të rënda. Aktualisht ai ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës, ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa dy persona të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës. Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për kapjen e dy autorëve nga policia e Vlorës dhe FNSH-ja e Fierit. 

Ngjarja e rëndë ka tronditur pushuesit e ndodhur në zonë, të cilët janë larguar më herët se zakonisht në drejtim të banesave të tyre. Ata thonë se kanë vrapuar të shtrihen në rërë për të mos i kapur plumbat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Pushuesi flet pas sulmit me armë në Vlorë: U shtrimë barkas në rërë, partitë të mos hahen me njëra-tjetrën, të na shpëtojnë ne

Pushuesit që kanë qenë prezentë në momentin kur ndodhi ngjarja që tronditi Vlorën kane rrëfyer për Report Tv, momentet e tmerrit që kanë përjetuar. Njëri prej tyre thotë se janë shtrirë në rërë për të shpëtuar.

"Ndërkohë që ne pamë ngjarjes ishim barkas dhe kush e kush të futej më poshtë rërës që të shpëtonin. të gjithë ishim në plazh. Edhe fëmijë të vegjël u shtrinë në tokë. Pati të shtëna por nuk e pamë ngjarjen se kishim mendjen të fshiheshim. Dua të them dy fjalë për popullin. Është gjynah dhe turp që në këtë ditë kaq të bukur kur kemi  5 lekë për të ardhur dhe për të pushua, në vend që të pushohemi dhe të qetësohemi. E vetmja gjë që kërkoj është që partitë të mos hahen me njëri-tjetrin por të na shpëtojnë", thotë pushuesi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hojo: 05/08/2019 07:06

    Vjet kishte patrulla policie, sivjet zero, asnje polic nuk sheh. Qe me ardhjen e ketij Leshit shkrimtar historian, po i merr historia njerezit

    Përgjigju
  • Agim Cupja: 05/08/2019 06:51

    Yyttttt race e poshter!

    Përgjigju
  • asl: 05/08/2019 05:52

    U mbush Vlora me ca kokpalare nga fshati pa ditur se si komunukohet me njerzit.Keta njerez as kopshti zoologjik si merr ne dorezim.

    Përgjigju
  • Pushuesi: 05/08/2019 00:10

    - O kamarier me sill nje kapucino te lutem - E doni me bustine, me kafe apo me plumb?

    Përgjigju
  • ILIRI-EDI LULUSHI-RAMA-SALA: 04/08/2019 23:41

    MIRESEVINI NE ALBANISTAN , DO GJEMNI GJIZE TE FERGUAR ME SPECA DJEGES , KALLASHNIKOVE ME ZHURMA TE NDRYSHME . iLIRI , eDI LULUSHI, DHE RAMA

    Përgjigju
  • vera: 04/08/2019 23:35

    SI LOKAL PA LEJE ME DUKET,,,,TE SHKOJE INUKU ATY DHE TI BEJE FORMALITETIN,,.////

    Përgjigju
  • xXx: 04/08/2019 23:28

    Po kete fshatarin e vogel e paskan bere tabele qitje,sikur e plumbosen dhe nje here para ca muajsh...E paska marre Vlora per mire kete...

    Përgjigju
  • xXx: 04/08/2019 23:24

    Fshati ne feste...Tutje...

    Përgjigju
  • Aqif: 04/08/2019 22:59

    Topi bam e ti su trembe o vlore

    Përgjigju
  • vjeshta: 04/08/2019 22:49

    Edhe flasin keq për malokët, labucët. Kur qet pushkë malcori e ban për nji ceshtje që ja vlen

    Përgjigju
  • Liku: 04/08/2019 21:50

    Moj vlore te ndriti fati qe kur zbriti m*ti nga fshati ! Do u duket teori konspirative, po gjith policia jne fshatare, gjith fshataret levizin me arme, fshataret se ngacmojne njeri tjetrin

    Përgjigju
    • edlir: 05/08/2019 07:27

      tamam fjal me vend u ben te ter fshataret qe nuk mbahen ngelen me arem me vete se kan vellezrit dhe dajot ne polici prandaj si gacmon njeri se te ter fshataret jan ber polica

    • Vlonjati99ave: 05/08/2019 05:32

      Ma paç hallall o Liku. Gjithë Vlonjatët e vërtetë kanë emigruar...

    • Drry dryy derman: 04/08/2019 23:51

      Hahaha e vërtet kjo që thot Liku...,

    • Vlonjat i vjetër, jo nga 1990: 04/08/2019 22:14

      E saktë kjo që thua, njoh polic në Vlorë që kur kontrollojnë banditët me armë nuk ju thonë gjë dhe kur jua gjejn në makinë, sepse e dinë që të nesërmen do shpërblehen me drekë me mish dhie dhe ndonjë 100€. Kjo është Vlora, Vlora e dhjarëve...

  • Loli: 04/08/2019 21:30

    Hajde beji ne Amerike, 30 vet u vran ne 12h mbrem.

    Përgjigju
  • Tiranagirl: 04/08/2019 21:06

    Vlora qytet i bukur. Gjynah kur degjon keto gjera qe i prishin imazhin nje qyteti bregdetar aq te kendshem.

    Përgjigju
    • @Tiranagirl: 04/08/2019 22:15

      Vlora e bukur, po pa fshatarët që nuk njohin asfaltin..

  • Bicimi: 04/08/2019 20:29

    Keshtu sherbehet kafeja ne Vlore, me ndonje plumb. Hajde pushime te mbara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri