Sigurimi i një cope tokë ku të prehen të vdekurit, është kthyer në një mision të vështire në Lezhë. Prej dy vitesh në varrezat e qytetit nuk ka më hapësirë për varre dhe në këto kushte po shfrytëzohen rrugicat brenda varrezave.
Kjo ka bërë që të humbasin të gjitha rrugët lidhëse mes varreve saqë qytetaret e kanë të vështire të gjejnë edhe varret e të afërmve të tyre. Situata e krijuar konsiderohet e paprecedent, ndërsa apelohet për zgjidhje.
Bashkia e Lezhës bën me dije se problematika është zgjidhur por po vonojnë procedurat.

Rritja demografike e qytetit me 5 herë më shumë pas viteve 90-të ka sjellë edhe rritje të kërkesës nga qytetarët e saj për të varrosur të afërmit e tyre që ndahen nga jeta, duke bërë që në një kohë të shpejtë të zaptohen të gjitha hapësirat në varreza.
Komente

