TIRANË- Report TV mëson ekskluzivisht se është tërhequr amendamenti i ligjit anti-mafia, ndërsa SPAK ka kërkuar që të mos cënohet ligji në fuqi.

Amendamenti i propozuar nga deputeti Adnor Shameti parashikon se nuk do sekuestrohen pasuritë e krimit dhe korrupsionit që janë lënë si garanci në bankë.

I kontaktuar nga Shqiptarja.com deputeti propozues i këtij drafti për ndryshimin e ligjit antimafia, Adnor Shameti ka sqaruar se nisma e tij nuk është tërhequr dhe ai i qëndron propozimit dhe do të pres parlamentin nëse do e miratoj apo jo.