'Ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit', Bardhi akuza ndaj ministrit Vengu: Ti e di shumë mirë, je një zar! Të kanë sjellë bandat

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ka hedhur akuza ndaj ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu. Bardhi u shpreh se Vengu ka marrë atë post nga bandat e Durrësit, për shërbimit që ka bërë ai për Portin e Durrësit.

Ai më tej shtoi se Vengu është një ushtar i Troplinëve të Durrësit. Bardhi tha se ministri Vengu nuk është as më pak as më shumë se një zar. Sipas tij ministri është një zar si drejtor i portit të Durrësit u ka shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësit.

"Ty nuk të njoh fare, ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit, kaq të njoh unë ty. Ti je një ushtar i bandave zotëri që je ulur aty, je i pa votuar. Je një njeri që të kanë çuar bandat si ministër i Mbrojtjes për shkak të shërbimeve që i ke bërë në Portin e Durrësit.

Ti e di shumë mirë, ti nuk je as më shumë dhe as më pak, një zar. Një zar si drejtor i portit të Durrësit i ke shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësi dhe ke guximin vjen këtu dhe më thua mua të të them je apo nuk je në gjumë. Ti je në gjumë. Ty të kanë sjellë bandat, aferat korruptova. Je një zëdhënës i tyre ne këtë sallë," tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim

Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim