Një pallat 12 katësh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm pranë 'Famracisë 10' në Tiranë. Pallati është i pabanuar, në ndërtim e sipër, ndërsa ka patur disa materiale polesteroli që janë ndezur. Siç mund të shihet edhe nga videot e fotot, janë të paktën tre kate të përfshira nga flakët. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është drejt izolimit të flakëve.
"Rreth orës 08:30, tek “Medreseja” ka rënë zjarr në katin e fundit të një pallati në ndërtim ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.