Emergjencë mjedisore në Fier, tymi mbulon edhe qytetin, plehrat në flakë në landfill! Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit: Në fund të gushtit gati inceneratori për të kaluar mbetjet

FIER-Qyteti i Fierit është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një mjegull tymi nga zjarri i fushës së mbetjeve urbane e cila mori flakë ditën e djeshme. Një re e dendur tymi ka mbuluar qytetin si pasojë e erës. Banorët ankohen se prania e tymit ndjehet edhe në frymëmarrje.

Janë disa vatra zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Fier e cila shtrihet në një hapësirë prej 6 hektarësh. Edhe pse ndodhet rreth 3-4 km larg qendrës së qytetit të Fierit ndikimi që ka era ka bërë që re të dendura tymi të 'pushtojnë' qytetin.

Disa vatra zjarri digjen në brendësi të fushës së mbetjeve urbane që për pasojë sjellin edhe çlirimin e reve të dendura të tymit. Nga ana e zjarrfikësve është bërë i mundur një ditë më pare shuarja e zjarrit të madh por si pasojë e shtresave të shumta disa vjeçare të mbetjeve, të cilat i kanë kaluar kapacitetet e mundshme, bëjnë që vatrat e zjarrit të riaktivizohen.

Arjan Ndreu, Drejtori i Ndërmarrje së Pastrim Gjelbërimit pranë Bashkisë Fier, tha se landfilli është shpallur emergjencë mjedisore, ndërsa duket se kjo situatë e rëndë me mbetjet do të vijojë deri në fund të gushtit, kur pritet të jetë gati inceneratori ku do të kalojnë mbetjet e Fierit.

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:24
Vijojnë të digjen mbeturinat në Fier, në fushën e mbetjeve çohen mjete të tonazhit të rëndë për mbulimin e zjarrit me dhé

Vijon ende zjarri i djegies së mbeturinave në fushën e mbetjeve në Fier. Në fushën e mbetjeve janë çuar mjete të tonazhit të rëndë, si eskavatorë, për mbulimin e zjarrit dhé si dhe me mjete të tjera që sjellin lëndë inerte. Lënda inerte dhé, po hidhet në vatrat e ndezura nga zjarri dhe tymi. Kryetari i bashkisë prej disa orësh është në krye të operacionit të rëndësishëm për fikjen e zjarrit.

Ora 14:21
Djegia e plehrave në Fier, Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit: Landfilli, emergjencë mjedisore! Në fund të gushtit gati inceneratori për të kaluar mbetjet

1627474923_Screenshot3.jpg

Duket se deri në fund të muajit gusht, kur do të jetë gati inceneratori, situata me mbetjet në Fier do të jetë mjaft problematike, për shkak se landfilli është shpallur emergjencë mjedisore.

Arjan Ndreu, Drejtor i Ndërmarrje së Pastrim Gjelbërimit pranë Bashkisë Fier, ndërsa foli për situatë e krijuar në Fier, me djegien e mbeturinave, tha se ata po punohet për të vënë nën kontroll flakët, duke mbuluar mbetjet me dhe', për shkak se nga djegia ato gjenerojnë gaz metan, që është shumë i rrezikshëm. Ai theksoi se në fund të muajit gusht do të jetë gati inceneratori ku do të depozitohen të gjitha mbetjet e Fierit.

"Kemi marrë masat, Bashkia e Fierit është angazhuar me mjete për shuarjen e zjarrit dhe për të normalizuar situatën. Ne me mjete tona po përpiqemi të menaxhojmë situatën. Po bëjmë mbulimin me dhe të mbetjeve të zjarrit, si e vetmja mundësi për t'i fikur pasi mbetjet gjenerojnë gazra metani që janë të rrezikshëm dhe marrin vetvetiu flakë. Është e vërtetë që fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Fierit ka shpallur emergjencë mjedisore dhe në bazë të korrespondenca me firmën e inceneratorit, ne jemi gati që në fund të gushtit të fillojmë me evadimin e mbetjeve të Fierit te inceneratori", tha ai.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodjan Zoto: 28/07/2021 10:41

    Sa mire! Fix tani qe duhet icik PR per mbeturinat dhe incieneratoret me fature 400 mln euro! Ka ndryshuar klasifikimi i skandaleve me te medha ne vend, top 5 jane: 1) Incieneratoret 400 mln Euro; 2) Arbitrazhet 10 vitet e fundit 400 mln Euro; 3) Rruga e kombit 200 mln Euro; 4) Bechetti 110 mln; 5) Unaze e re 20 mln euro/km dhe ca firma fallco nga USA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri