Tymnajë populiste e ka cilësuar kryeministri Edi Rama kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave. Rama shtoi se Shoqata e Gjyqtarëve mund të regjistrohet si parti politike, pasi po bëjnë betejë politike me qeverinë.
“Besoj se të gjithë e dinë se çfarë është një fushatë kur e udhëheq unë, bashkë me shokët e shoqet e armëve të PS, një uragan që merr përpara, çfarë të dalë përpara, kjo nuk është betejë politike, ne nuk jemi në asnjë fushatë, nuk kemi qëllim të bëjmë fushatë kundër gjykatësve. Të vetëvendosurit në pozicionin e viktimës, ajo që kjo gjykatë po kërkon është unikale në historinë e Europës. Kjo tymnajë populiste, kush jeni ju, jeni parti politike? Dilni në garë, dilni në platformën tuaj dhe bëni luftën e plotë. Tymnajë populistë e krijuar, për linçimin e gjyqtarëve. Kjo është e vërteta që nuk e luan topi dhe që ta dinë shqiptarët se çfarë kërkoni ju dhe për çfarë jemi ne në gjyq me ju, në Gjykatën Kushtetuese, shqiptarët duhet të dinë që ju kërkoni që për gjyqtarin e Shkallës së Parë, paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro. Ju kërkoni që për gjyqtarin e Apelit paga të shkojë nga 3480 që është sot aktualisht, 3480 euro, në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në Gjykatën e Lartë të shkojë 5800 euro dhe ju kërkoni që pagat e prokurorëve të SPAK-ut të cilët, edhe një herë tjetër për SPAK-un, e veçoj sepse nuk i është bashkuar dhe respekte, nuk i është bashkuar kësaj përpjekjeje absurde, nuk ka firmosur për të qenë palë në Gjykatën Kushtetuese për ta çuar pagën e vet 9800 euro.", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
'Doni të ndërhyni në ligj', Rama u përgjigjet gjyqtarëve për rritjen e pagave: Regjistrohuni si parti politike, sulmuat publikisht qeverinë











