UKRAINE - Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ka deklaruar se ish kryeministrja Yulia Tymoshenko do të hetohet edhe për urdhërimin e një vrasje kryer në vitin 1996 të një bizmensmeni i cili ishte një rival i saj politik.

Prokurori Viktor Pshonka tha se kishte gjetur prova të mjaftueshme që tregojnë se Timoshenku së bashku me ish-kryeministrin ukrainas, Pavlo Lazarenko, kanë urdhëruar vrasjen e Yevhen Shcherbanit, të cilët mendohet se kanë paguar rreth 3 milionë dollarë për vrasjen e tij.

Ndërkohë si Timoshenko dhe Lazarenko, në anën tjetër mohojnë çdo përfshirje në këtë vrasje. Por nëse kjo provë del e vërtetë, atëherë Tymoshenko mund të përballet me burgim të përjetshëm, u shpreh prokurori i përgjithshëm.

Tymoshenko tashmë është duke vuajtur një dënim prej shtatë vjet burg për shpërdorim detyre, që nga tetori i 2011-s. Ajo dhe përkrahësit e saj thonë se është viktimë e një rrjeti intrigash nga Presidenti Viktor Janukoviç i cili fitoi në një balotazh të fortë në zgjedhjet presidenciale në shkurt 2010.

Një tjetër seancë gjyqësore ku akuzohet për evazion fiskal dhe përvetësim, është shtyrë deri më 12 shkurt, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Timoshenko është konsideruar si heroina e protestave të 2004-s quajtur "Revolucioni Portokalli" i cili përmbysi sistemin e vjetër post - sovjetik në Ukrahinë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë mbështetur Timoshenkon, duke e cilësuar si shembulli i drejtësisë së përzgjedhur.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)