Tyrbja e Golimbasit në Vlorë u kthehet përsëri besimtarëve! Baba Mondi: Do mbajmë gjallë traditën e të parëve (VIDEO)

VLORË- Fundmuaji maj ka shënuar një ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj të cilët zgjodhën të marrin pjesë në përurimin e tyrbes së Golimbasit në Vlorë. Kjo ditë tashmë do të përkujtohet çdo vit si ditë pelegrinazhi. Bashkë me qindra vizitorë besimtarë, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mori pjesë në përurimin e teqes së shenjtë, ku falenderoi të gjithë ata që kontribuan shpirtërisht dhe materialisht në ringritjen e tyrbes së shenjtë.

Në 30 vjet që është rihapur besimi dhe ne vazhdojmë të ringrejmë këto vende të mira të shenjtorëve për t’u ardhur në ndihmë njerëzve siç thotë profeti Muhamed A.S kur ta ndjeni veten ngushtë drejtohuni vendeve të mira dhe ata e dinë hallin tuaj.  Kjo do jetë një pikë peligrinazhi për të gjithë krahinën bashkë me Malin e Kurorës e cila ka qenë dhe në kohët e mëparshme një qendër që vizatohej nga të gjithë besimtarët për të marrë urata dhe bekime. Teqeja e Golimbasit u rrënua, por erdhi dita të ringrihet dhe me shpresë tek Zoti, të mbushet me besimtarë bektashian si dikur”, tha Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Ndërsa në aktivitet ishte i pranishëm edhe personalitete shtetërorë dhe klerikë. Vetë besimtarët u shprehën se ndjejnë një kënaqësi shpirtërore që tanimë do të kenë mundësi të vizitojnë këtë vend të shenjtë.

"Falenderoj Baba Mondin nga zemra dhe gjithë këtë popull që ka ardhur këtu dhe  këtë traditë ta çojmë vit për vit” , shprehet një besimtar .

 “Jemi kaq të lumtur dhe lutemi që Zoti të na dëgjoje lutjet për fëmijët tanë”, shprehet një besimtare vizitore.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën