Tyson mbijteton falë fansave britanikë

Tyson mbijteton falë fansave britanikë
Boksieri i njohur Mike Tyson ka thënë se fansat e tij në Britani e kanë shpëtuar atë nga uria. Edhe Tyson gjatë karrierës së tij ka arritur të fitojë më shumë se 200 milionë dollarë,në vitin 2003 shpalli bankrot. Pas kësaj ngjarjeje ai nisi të shfaqej në evente të ndryshme Në Britani ku fansat i drejtonin pyetje dhe ai paguhej për to. “Para tre vitesh isha i pastrehë. Fansat britanikë më kanë shpëtuar nga vdekja, gjë për të cilën u jam shumë mirënjohës. Baza ime më besnike e fansave gjendet në Britani të Madhe. Po të isha mbështetur te fansat në SHBA, do të kisha vdekur”, është shprehur boksieri i famshëm por edhe i akuzuar për dhunim. Pas daljes në pension Mike Tyson i është përkushtuar kinematografisë si dhe ka plane të vazhdojë angazhimin si aktor.(Xh.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit