U aksidentua dhe u la i vdekur në mes të rrugës, policia e Elbasanit kërkon ndihmë për identifikimin e viktimës

U aksidentua dhe u la i vdekur në mes të rrugës, policia e Elbasanit kërkon ndihmë për identifikimin e viktimës

Kapelja e 60-vjeçarit

Dy ditë pasi u gjet i pajetë në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër, policia e Elbasanit kërkon ndihmë për të identifikuar viktimën, i cili dyshohet se ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga drejtuesi i një automjeti, ende i paidentifikuar, që është larguar nga vendngjarja.

Në momentin që është gjetur në rrugë, viktima e aksidentit, rreth 60 vjeç, me gjatësi 178 cm, ka patur të veshur një xhup të zi, atlete të bardha dhe një kapelë të zezë. Gjithashtu, në dorë ka patur të vendosur një byzylyk me material lëkure dhe me pjesë metalike, me mbishkrimin “LV”.

Për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin e telefonit 0694110219 ose të paraqiten në Komisariatin e Policisë Elbasan.     

Ndërkohë, po vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 23/12/2022 16:28

    Gjurmet e gishtave perse i merrni , gjeja me e thjeshte per identifikimin e cdo personi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao